Testimi ekstern, sërish ankth për mësimdhënësit dhe nxënësit

BDI dhe VMRO-DPMNE nuk përkrahën ndryshimet në Ligjin për arsim fillor dhe të mesëm, të propozuar nga LSDM, me çka kërkohej tërheqje të testimit ekstern.

Ish ministri i arsimit Sulejman Rushiti vlerëson se qeveria do të duhej të heq dorë nga insistimi me inat për të mbajtur në jetë projekte të tilla diskutabile

“Testi ekstern u dëshmua si një ndërmarrje e gabuar në pakon e vendimeve të gabuara të qeverisë. Vlerësoj që qeveria do të duhej të heq dorë nga insistimi me inat për të mbajtur në jetë projekte të tilla diskutabile”, tha për Portalb, Rushiti.

Ai shtoi se nuk beson edhe në ndryshimin apo mënjanimin e gabimeve në testimin ekstern

“Deri tani ka pasur dyshime, tanimë nuk ka asnjë dyshim që këto veprime bëhen për të defokusuar vëmendjen. Vlerësoj që kjo qeveri tashmë është delegjtimuat dhe nuk ka legjitimitet për të bërë projekte të tjera si dhe të përmirësoj ato që tani me janë cilësuar si skandaloze”, shtoi Rushiti.

Gjithashtu edhe Kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë të Kumanovës, Samet Jahiji ka thënë që testimi ekstern duhet të tërhiqet sepse është i dëmshëm për të dyja palët.

“Tani më u dëshmua që nuk është i suksesshëm testimi ekstern. Nuk është mënyra e duhur të testohen as nxënësit dhe as të vlerësohen mësimdhënësit. Gabimet si çdo vit nuk përmirësohen, përkundrazi edhe më shumë do të skandalizohen”, tha për Portalb, Jahiji.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), thonë që testimi nuk do të tërhiqet mirëpo do të pasojë ndryshime, për të cilat do të debatohet.

“Testimi nuk do të tërhiqet mirëpo do të bëhen reforma për të mënjanuar mangësitë që deri më tani ai ka pasur. MASH do të debatojë hapur lidhur me ndryshimet dhe do të pranojë propozime nga të gjithë me qëllim që të gjithë të ndahen të kënaqur”, tha për Portalb, Goran Galevski, zëdhënës i MASH-it.

Nga ana tjetër, nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit vazhdojnë të ankohen me gabimet dhe lëshimet e mëdha që hasen në këto testime tani më disa vite me radhë.

LEXO MË SHUMË:

Testimi ekstern, arsimtarët nuk do të dënohen ata mund të largohen nga puna

Plenumi: Testimi ekstern është dështim total! (Foto)

Ja testimi ekstern për të cilën dënohen mësimdhënësit shqiptarë (FOTO)

Testimi ekstern profesorëve dhe jo studentëve

Testimi ekstern sërish skandaloz!!

Çfarë problemesh fsheh testimi ekstern?

Lajme të ngjashme

Back to top button