Ter Stegen portieri i ri i Barcelonës

Do të jetë Ter Stegen portieri i ri i Barcelonës pas largimit të Viktor Valdes në fund të sezonit. Sipas prestigjiozes gjermane “Bild”, drejtori sportiv i klubit katalanas Andoni Zubizareta ka udhëtuar këtë të Hënë drejt Gjermanisë në Gladbah, ku ka nënshkruar një parakontratë me portierin gjerman dhe me klubin e tij. 

Mësohet se Zubizareta është takuar me përfaqësuesit e 21-vjeçarit si dhe me drejtuesit e Borussias së Monchengladbach që gjithçka të bëhej sipas rregullave.

Në arritjen e kësaj marrëveshje paraprake ka ndikuar presioni i Ter Stegen për të mësuar sa më shpejtë të jetë e mundur të ardhmen e tij. Klubi gjerman kishte menduar t’i ofronte rinovimin, por ndërhyrja e Barcelonës ka bërë që situata të ndryshojë. 

Çmimi i kartonit të Ter Stegen vlerësohet 11 milionë Euro, ndërsa Barcelona mësohet se është gati të paguajë 10 milionë, 8 në dorë plus 2 milionë në formën e bonusueve.

Lajme të ngjashme

Back to top button