Deklarata e Canës pas ndeshjes

Kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana pas përfundimit të ndeshjes ka dhënë menjëherë deklaratë sa i përket humbjes kundër Serbisë.

“Është hera e dytë pas ndeshjes me Portugalinë. Ishte evidente që nuk e kishim freskinë dhe fuqinë për të bërë gol, nuk duhej të kishin pësuar”.

“U munduam që të mos ikim përpara, u tha trajneri edhe unë, por nuk i kemi zbatuar mjaftueshëm detyrat. Jo nga mos përqendrimi, por nga dëshira për rezultat. Ishim mjaftuar me një barazim”.

“Ne sulmuam nga dëshira për të shënuar, prandaj duhet t’i zvogëlojmë gabimet. Vetë e kemi në dorë dhe do të shkojmë në Armeni për fitore. Unë pranoj përgjegjësinë u desh ta kërkojmë barazimin”, tha Cana.

.

Lajme të ngjashme

Back to top button