Rexhepi kampion në Suedi

Malmo, për të cilën luan Dardan Rexhepi, të hënën mbrëma matematikisht e ka siguruar titullin e kampionit të Suedisë, një xhiro para përfundimit të kampionatit.

Këtë sukses skuadra e Rexhepit e arriti pasi e mposhti si mysafir Elfsborgun me rezultat 0:2.

Futbollisti prishtinas i ka zhvilluar 16 ndeshje me Malmon, duke e realizuar një gol. Ky është titulli i dytë i kampionit të Suedisë që e fiton kosovari 22-vjeçar.

Këtë trofe ai e pati fituar edhe në vitin 2010 me Malmon.
Tifozët e kësaj skuadre do të kremtojnë në fundjavë, pas ndeshjes së fundit ndaj Syrianskas.

Lajme të ngjashme

Back to top button