LSDM: Paga minimale – 11.000 denarë, VMRO nuk e pranon propozimin

Propozim-ligji për pagën minimale do të kontribuojë për më shumë barazi në të ardhurat, për ndalimin e eksploatimit të punëtorëve si dhe për promovimin e një standardi jetësor të pranueshëm për të punësuarit me të ardhura më të ulëta. Me këtë do të zbutet varfëria dhe do të nxitet konsumi, arsyetuan sot nga LSDM-ja, në seancën parlamentare, në të cilën u diskutua propozim-ligji për pagën mininale.

“Kërkojmë që paga minimale të jetë 11.000 denarë dhe ajo të vlejë për të gjithë. Të mos ketë përzgjedhje. Kërkojmë gjithashtu që kjo pagë minimale të harmonizohet në nivel vjetor me rritjen e shpenzimeve të jetesës dhe me rritjen e pagës mesatare në Maqedoni”, theksoi deputeti opozitar Pançe Orcev.

Për shumicën qeverisëse, ky propozim i LSDM-së është i palogjikshëm dhe nuk ka lidhje me ekonominë e tregut, por me intervencionizëm shtetëror. Për deputetin e VMRO-DPMNE-së, Dimitar Stevananxhija, është absurde që LSDM-ja të propozojë ligj për pagën minimale. “LSDM-ja propozon masa për rritjen e subvencioneve. Kjo është absurde. LSDM-ja propozon masa për rritje të pensioneve. Një gjë tërësisht e palogjikshme. Koleg Pançe Orcev, t’ju kujtoj se falë politikave tuaja proaktive në të kaluarën, Maqedonia përjetoi shumë vështirësi. 230 mijë njerëz ngelën pa punë falë privatizimit kriminal. Shumë njerëz e lëshuan Maqedoninë, pikërisht falë këtyre politikave”, tha Dimitar Stevananxhija i VMRO-DPMNE.

Për zbatimin e këtij ligji nevojiten 18,5 milionë euro shtesë nga Buxheti, të cilat, sipas opozitës, duhet të sigurohen me krijimin e një fondi të veçantë, i cili do t’u sigurojë mbështetje punëdhënësve gjatë lëshimit të pagesave

Lajme të ngjashme

Back to top button