Punëtori për rolin e gjykatësit në realizimin e të drejtave të personave të privuar nga liria

Gjykatës nga Gjykata Supreme, nga Gjykatat Themelore e Maqedonisë dhe ekspertë juridikë sot do të marrin pjesë në punëtorinë me temë “Roli i gjykatësve në realizimin e të drejtave të personave të privuar nga liria”.

Në punëtorinë fjalim do të ketë Avokati i Popullit Ixhet Memeti, kryetarja e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, Aleksandra Zafirovska dhe Robert Lidël, këshilltar, ministër dhe shef i seksionit për politika dhe informata në delegacionin e Bashkimit Evropian në Maqedoni.

Punëtoria mbahet në organizim të Instrumentit për ndihmë teknike dhe këmbim të informatave të Komisionit Evropian TAIEX dhe në bashkëpunim me Avokatin e Popullit të Republikës së Maqedonisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button