Enti i Statistikës dhe Agjencia për punësim me shifra të ndryshme për papunësinë!

Numri i përgjithshëm i të papunëve në Republikën e Maqedonisë dallon nga një institucion në një institucion tjetër shtetëror. 

Ky dallim i numrave dukshëm vërehet në të dhënat për personat e papunë që i publikon Agjencia për Punësim, e cila kap shifrën prej 221.575 të papunë, dhe të dhënave që i publikon Enti Shtetëror për Statistik të cilat kapin shifrën prej 273.860, dallim ky prej 52.285 personave. 

Kur dëgjoni të dhëna kontradiktore për numrin e të papunëve në Republikën e Maqedonisë mos habiteni, për shkak se mënyra e azhurnimit të të dhënave në mes Agjencisë për punësim dhe Entit shtetërorë të statistikave për të papunët deri në fund të muajit shtator është e ndryshme. 

Fillimisht kjo dilemë ishte edhe në Agjencinë për punësim ku sipas Zëvendës drejtorit të këtij institucioni shtetërorë Abdulsamet Shabani, të dhënat që i publikojnë janë në bazë të të dhënave që i posedojnë nga regjistri qendror i të papunëve e që në përgjithësi, numri i personave që kërkojnë punë në mënyrë aktive dhe pasive është 221.575. 

“Ne në bazë të të dhënave që i posedojmë dhe nga regjistri i jonë i të papunëve, numri del deri diku 91 mijë të pa punë të cilët në mënyrë aktive kërkojnë punë dhe 130 mijë të papunë të cilët kërkojnë punë në mënyrë pasive, për dallim nga të dhënat tona ne vazhdimisht kemi hasur në të dhëna të cilat posedon enti për statistikë të cilat vazhdimesh japin shifra më të larta, dhe me të vërtet unë nuk mundë të japë deklaratë se nga i posedojnë këto të dhëna Enti për statistikë”, tha Shabani.

Për shembull të dhënat e Agjencisë tregojnë se në Maqedoni numri i të papunëve dhe atyre që kërkojnë punë është 221.575 ndërsa të dhënat e Entit tregojnë se numri kap shifrën prej 273.860, kjo tregon një dallim prej 52.285 personave. 

Shifra e Agjencisë për punësim i referohet personave të papunësuar dhe personave që kërkojnë punë nga mosha 18 deri më 64 vjet, ndërsa shifra e entit shtetërorë i referohet personave të papunësuar nga mosha 15 deri më 79 vjet dhe kjo sipas autoriteteve, ky institucion jep edhe numrin më të lartë të papunëve në Maqedoni. 

Jasmina Gorgieva nga Enti Shtetërorë për Statistikë thotë se metoda e azhurimit statistikor të personave të papunë në Maqedoni bëhet sipas standardeve ndërkombëtare gjegjësisht sipas Metodologjisë së Organizatës Ndërkombëtare të punës Njoftuan nga Enti Shtetërorë për Statistikë të Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button