Lëvizja Besa prezanton idenë e Këshillit Mbipartiak në takimin me ambasadoren gjermane

 Delegacioni i lartë i Lëvizjes Besa, në krye me Bilall Kasamin dhe Afrim Gashin sot kanë realizuar një takim në Ambasadën gjermane në Shkup.

Përfaqësuesit e Lëvizjes BESA bashkëbiseduan me ambasadoren gjermane në Shkup, z. Kristine Althauzer, në lidhje me situatën aktuale politike në Maqedoni. Krerët e Lëvizjes BESA në ambasadën gjermane prezantuan më në hollësi idenë e platformës së BESËS, si dhe qëllimin e Këshillit Mbipartiak.

Takimi kaloi në frymë miqësore dhe konstruktive, duke u dakorduar të dyja palët se bisedime të këtilla duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Back to top button