Tensionohet situata në fillimin e seancës të Kuvendit të Kosovës

Seanca e sotme sërish filloi me bllokimin e foltores nga ana e partive opozitare, VV, AAK dhe Nisma, ku ka reaguar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli duke dhënë pushim 10 minuta, por brenda sallës së Kuvendit ka ftuar mediat të hynë në sallë.

Njëkohësisht, deputetët e shumicës parlamentare të Kuvendit, së bashku me kryetarin Veseli u tubuan nga ana e ulëseve të deputetëve në sallë, përball foltores dhe ulëseve të kryesisë së Kuvendit, prej nga iu drejtua medieve dhe opinionit me porosi se sot, pas pushimit gjysmë orësh, puna e Kuvendit do të vazhdojë pavarësisht nga bllokada e opozitës.
Terheqja e fotografive (1) - Copy

Deri sa kryetari Veseli po mbante konferencën për media, në kushte të jashtëzakonshme, deputetët e opozitës duke fryrë në filikaça, me zhurmën e krijuar pengonin adresimin e kryeparlamentarit.

Ndërkohë, për media folën edhe deputetët e opozitës që akuzuan koalicionin qeverisës se me nënshkrimin e Marrëveshjeve në Bruksel dhe Demarkacion për Kufi me malin e Zi, e kanë copëtuar territorin e Kosovës, nga njëra anë duke ia dhënë në menaxhim 30% të territorit të Kosovës, Serbisë dhe duke ia falur një pjesë të Rugovës, fqinjëve, Malit të Zi.

Opozita është e vendosur ta pengoi vazhdimin e punës së Kuvendit, me çdo çmim,  përderisa nuk tërhiqen nënshkrimet e Qeverisë nga këto dy marrëveshje.

Terheqja e fotografive (2) - Copy
Opozita heq mbulojat mbi pikturat me motive kombëtare në Kuvendin e Kosovës

Paraprakisht, para fillimit të seancës së Kuvendit, deputetët e partive opozitare kishin ndërmarrë edhe një aksion, duke hequr pëlhurat të cilat mbulonin dy pikturat e mëdha me motive kombëtare shqiptare, në hollin e Kuvendit.

Këto piktura të cilat u mbuluan vite më parë, me kërkesë edhe nga bashkësia ndërkombëtare, me pretekst se paraqesin vetëm simbole të popullatës shumicë të Kosovës por jo edhe të komuniteteve tjera, sot u janë zbuluar nga deputetët e tri partive opozitare, deputeti i AAK-së Pal Lekaj dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje Faton Topalli, të cilët u ndihmuan nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës Fatmir Limaj.

Terheqja e fotografive (4) - Copy

Terheqja e fotografive (3) - Copy

Lajme të ngjashme

Back to top button