Gjërat që duhet t’i dini për kancerin e gjirit

Qe një kohë të gjatë është duke u punuar për të rritur vetëdijesimin në lidhje me kancerin e gjirit dhe se sa është vetëkontrolli thelbësor. Megjithatë, për shumë femra ka ende disa pyetje që kanë mbetur pa përgjigje. Për këtë arsye ju sjellim përgjigjet për pyetjet më të shpeshta që hutojnë shumicën e femrave.

– Si mund ta dini se i përkisni një grupi në rrezik të lartë?: Çdo femër që ka dikë të afërt të familjes që është diagnostikuar me kancer të gjirit para menopauzës, ose që ka më shumë anëtarë të familjes që vuajnë nga kjo sëmundje, i përket një grupi në rrezik të lartë. Femrat e tilla duhet të fillojnë aplikimin e mamografisë në moshën 30-vjeçare, apo ndoshta më herët, kjo ndryshon nga rasti në rast dhe për këtë arsye duhet të pyesni mjekun tuaj. Nëse ju nuk keni një rrezik të lartë, mamografia duhet të bëhet në moshën 40-vjeçare.

– A e rrisin rrezikun pilulat e kontracepsionit?: Çdo lidhje në mes të pilulave kontraceptive dhe kancerit të gjirit, është shumë e ulët. Është e vërtetë se dozat e larta të estrogjenit rrisin rrezikun, por pilulat e sotme përmbajnë shumë më pak sasi të këtij hormoni sesa më herët. Megjithatë, gratë që marrin pilula për të lehtësuar simptomat e para-menopauzës nuk janë testuar dhe duke pasur parasysh se këto janë pikërisht vitet në të cilat ekziston rreziku më i madh nga kanceri, duhet të kërkoni këshilla nga mjeku në lidhje me pilulat, transmeton “Zëri.info”.

– A duhet të vetë kontrollohem?: Sigurisht që ajo mënyrë nuk mund t’ju dëmtojë, por ekspertët nga e gjithë bota janë gjithnjë e më shumë duke humbur besimin në vetë-ekzaminim. Në fakt, hulumtimi ka treguar se ndërgjegjësimi i vetë-ekzaminimit nuk e ka zvogëluar përqindjen e vdekshmërisë dhe vetë-ekzaminimi është tani një gjë opsionale. Në çdo rast, njohja e trupit tuaj është gjë e mirë, por mos i shmangni vizitat e mjekut.

– A ndikon të ushqyerit dhe stërvitja në rrezik?: Ushqimi i duhur dhe stërvitjet e rregullta nuk do të mënjanojnë tërësisht rrezikun nga kanceri i gjirit, por ato mund ta zvogëlojnë, bazuar në shumë studime. Gjithashtu, është dëshmuar se femrat që pinin një ose më shumë pije alkoolike në ditë mund të kenë një rrezik më të lartë të prekjes nga kanceri sesa ato që nuk pinë. Pra, këtë duhet ta keni parasysh dhe tjetrën herë kur ta merrni gotën me pije në dorë të keni kujdes në sasinë që e konsumoni, nëse nuk mund të rrini pa të.

Lajme të ngjashme

Back to top button