Federata gjermane e ‘pranon’ si gol të rregullt! (Video)

Bayer Leverkusen fitojë me rezultat prej 2:1 ndaj Hoffenheim-it, në të cilën goli i dytë ishte jo-ekzistent, sepse topi shkoi nëpër pjesën e jashtme të rrjetës së portierit.

Përkundër këtij fakti, kjo ndeshje nuk do të përsëritet. Kështu të paktën ka vendosur Federata e Futbollit të Gjermanisë (DFB).

Sulmuesi i Leverkusen, Stefan Kiessling dhjetë ditë më parë shënoi ‘gol’ me kokë në minutën e 71-të të ndeshjes, por topi shkoi në pjesën e shqyer të rrjetës së portierit.

Ndërkaq, gjyqtari kryesor i sfidës, Felix Brich e pranoi këtë si gol të rregullt për vizitorët, të cilët kaluan në epërsi prej 2:0.

Hoffenheim u ankua në lidhje me “gol fantazmën”, por ankesa sot i është refuzuar.

Kujtojmë se ky ballafaqim kishte mbaruar në dobi të Leverkusenit me rezultat prej 2:1.

Lajme të ngjashme

Back to top button