Indiani krijon makinën më të madhe në botë (FOTO)

Prodhuesi indian i makinave, Sudhakar Yadav, do që të vendosë një rekord të dytë botëror Guinness me ndërtimin e makinës më të madhe në botë. Mjeti – i modeluar si Ford Tourer i vitit 1922 – është 8 metra i gjatë dhe 15 metra i lartë – gati dy herë sa autobusi dykatësh në Londër.

1236

Z. Yadav ka edhe një rekord Guinness për triçiklin më të gjatë në botë. Triçikli është edhe më i madh se një makinë – 12.6 metra. Ai ka një muze për makina në Hyderabad, ku shfaq modelet më të çuditshme të mjeteve. Makinat janë të formave dhe madhësive të ndryshme, si për shembull, në formën e një tavoline bilardoje, një të kuqi buzësh apo një patëllxhani.

“Jemi duke synuar të fitojmë rekordin Guinness për makinën më të madhe në botën e artit. Është një rekord i ri dhe shpresoj ta marrë atë,” shprehet Yadav.

Lajme të ngjashme

Back to top button