EVN promovon shërbimet për shmangjen e pagesave me vonesë

Me qëllim që shërbimet e reja të jenë sa më të pranishme te qytetarët, EVN Maqedoni para vendeve për pagesë në qendrën tregtare të Qytetit në Shkup organizon alternativë promovuese të shërbimeve. 

Në zonë të veçantë para punktit për pagesë shfrytëzuesit do të kenë mundësi të paraqiten për shërbimet e-faturë dhe të nënshkruajnë fletëurdhëresë pa pagesë, pa pritur në rresht nëpër banka apo në zyrat e pranimit. Procedura e paraqitjes në bankat për fletëurdhëresë pa pagesë e nënshkruar dhe evidentimit të shfrytëzuesve për shërbimin e-faturë organizohet nga EVN Maqedoni. 

Me përdorimin e këtyre shërbimeve bëhet shmangja e pagesave me vonesë të energjisë elektrike të shpenzuar dhe kamata (interesi) eventuale, si dhe pasojat e tjera ligjore që rrjedhin nga pagesa e vonuar e faturave. Mbi mijëra qytetarë deri më tani kanë shfrytëzuar këtë mundësi që të EVN Maqedonisë do të zgjasë deri në fund të nëntorit. 

Për informacion mbi shumën e faturës së fundit dhe borxhit të përgjithshëm, për shfrytëzuesit është në dispozicion numri i telefonit 089 089 089. Për të gjitha informacionet tjera, të hapur janë telefonat e Qendrës për Shfrytëzuesit të EVN Maqedoni: për informacione 08990 dhe për raportim të defekteve 0890 8888, info adresa elektronike: [email protected] dhe faqja e internetit në www.evn.mk.

Lajme të ngjashme

Back to top button