Shkencëtarë nga Suedia, SHBA dhe Turqia fituan çmimin Nobel për kimi

Tre shkencëtarë nga Suedia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Turqia fituan Çmimin Nobel në Kimi për kërkime mbi mënyrën se si qelizat riparojnë ADN-në e dëmtuar, e cila mund të përdoret në zhvillimin e trajtimeve të reja për shërimin e kancerit, raporton Anadolu Agency (AA).

Shkencëtari suedez Tomas Lindahl, ai amerikan Paul Modrich dhe shkencëtar turk Aziz Sancar do të ndajnë shpërblimin financiar me vlerë rreth 960.000 dollarë.

Akademia Mbretërore e Suedisë, e cila jep çmimin Nobel, tha se hulumtimi i kryer në riparimin e ADN-së “ka sjellë në përmirësimin e njohurive bazë se si funksionojnë qelizat e gjalla”. Është potencuar se hulumtimi i lartpërmendur, ndër të tjera, mund të përdoret për të zhvilluar trajtime të reja në shërimin e kancerit.

Lindahl (77) është udhëheqës i merituar i grupit në Institutinë “Francis Crick” dhe drejtori meritor i Institutit Britanik të kërkimeve të kancerit në Laboratorinë “Clare Hall”.

Modrich (1946) është studiues në Institutin e Mjekësisë, “Howard Hughes” dhe profesor në Universitetin Duke në SHBA.

Sancar (69) është profesor në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill në Shtetet e Bashkuara. Sancar hartoi mekanizmin i cili shfrytëzon qelizat se si të përmirësohet dëmi që ADN-së i shkakton rrezatimi ultravjollcë, ndërsa Modrich ka dëshmuar se si qelizat përmirësojnë gabimet pas replikimit të ADN-së gjatë ndarjes qelizore.

Çmimi do t’iu ndahet më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së themeluesit të Çmimit Nobel, Alfred Nobel

Lajme të ngjashme

Back to top button