Zaev: Xhaferi ka gënjyer, nuk ishim dakorduar për kësi lloj ligji

“Zgjidhja ligjore me të cilën ndalohet publikimi i “bombave” është katastrofë, censurë. Siç edhe reaguan disa organizata dje, kjo nuk ekziston edhe në regjimet më të forta”, tha lideri i LSDM-së Zoran Zaev, në debatin e sotshëm për propozim agjendën e quajtur “Vizioni për Maqedoninë”/

Sipas tij, është folur që kjo çështje të zgjidhet me ligj, për shkak se dikush më tutje mundet që t’a keqpërdor privatësinë e qytetarëve. Por, siç thotë Zaev, kjo duhet të lidhet me zgjidhjen ligjore për “informatorët”, me çka u jepet mundësi që secili që ka materiale të këtilla t’i dorëzojë te institucioni përkatës.

Zaev tha se Talat Xhaferi ka gënjyer kur dje në “Top Tema” ka thënë se Zoran Zaev është pajtuar me këtë propozim.

“Ju mund të zgjedhni anën neutral, ambasadorët që ishin prezent, dhe të pyetni për ta vërtetuar të vërtetën. Pres që propozim ligji të tërhiqet dhe të vazhdojnë bisedimet. Deri më 15 tetor do të sjellim rregulloren për mediat, ndërkaq deri më 20-tin të a.q. Qeveri teknike”, tha Zaev.

Tentimet e fundit të Qeverisë i ka emëruar si tendencë për të blerë kohë dhe të iket nga cështjet me rëndësi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button