Tetovë, ende nuk duken Teatri dhe Biblioteka (FOTO)

Janë bërë thuajse një vit nga vendosja e gurthemelit për ndërtimin e objektit të Teatrit dhe Bibliotekës në Tetovë (më 28 nëntor 2014) ndërsa ai ende mbetet në fazën fillestare. Punimet për ndërtimin e godinës së re realizohen me vështirësi shkaku i zhagmitjes së procedurave që nga fillimi, njofton Portalb. Pengesë e parë ishte EVN e cila kishte kërkuar disa muaj për mënjanimin e kabinës elektrike gjë që pengonte hapjen e themeleve.
Më pas, si që sqaron për Portalb.mk drejtori i Qendrës së Kulturës, Haki Fazliu, përveç problemeve të ndërtimit, pengesë tjetër kanë paraqitur edhe pronarët e barakave përreth, të cilët u ankuan me pretekstin se procesi i punës për ndërtimin e objektit i dëmton ato materialisht. Megjithatë, drejtori Fazliu thotë se kjo çështje tanimë është në fazën e dytë të procedurës gjyqësore dhe do të vendos ligji se çka do bëhet me ta. Në ndërkohë, kanë ri-filluar punimet, siguron ai.

Portalb vizitoi vendin ku shihen punëtorët në terren të cilët më në fund kanë ri-filluar punë e tyre. Megjithatë, zvarritja e ritmit të punimeve dhe afrimi i stinës së dimrit do të jenë vështirë që të kompensohen, edhe pse sipas drejtorit të Qendrës së Kulturës, Haki Fazliu, kompania e ndërtimit do të mundohet për të fituar kohën e humbur.

Punimet për Teatrin dhe Bibliotekën e Tetovës
Punimet për Teatrin dhe Bibliotekën e Tetovës

I pyetur se a do të mbarojnë punimet në afatin e paraparë që inaugurimi të bëhet në fillim të vitit 2017, Fazliu tha se ende nuk dihet, por sipas tij, me rëndësi është puna të kryhen ashtu siç duhet.

“Projekti për ndërtimin e objektit nuk është vonuar por është zhagmitur si pasojë e problemeve që u paraqitën” thotë për Portalb, Fazliu.

Projekti për ndërtimin e kësaj qendre të kulturës multi-funksionale është një prej projekteve kapitale të Qeverisë, i paraparë për t’u realizuar disa vite më parë. Me ndërtimin e kësaj qendre do të zgjidhet problemi hapësinor për më shumë institucione, si teatri, biblioteka, qendra e kulturës e të tjera, të cilat funksionojnë në një vend prej disa vitesh. Në pritje të realizimit të këtij projekti, aktiviteti kulturor dhe artistik zhvillohet në ambiente provizore dhe në kushte jashtë standardeve, ndërkaq Biblioteka që mban emrin “Koço Racin” mbetet e mbingarkuar.

Faza e parë e punimeve duhej të mbyllej këtë vit me ndërtimin e karabinasë. Kostoja e përgjithshme financiare deri në përfundimin e punimeve llogaritet të arrijë deri në 13 milionë euro.

Teatri dhe biblioteka Tetove (1)

Afërdita Abdiu

Lajme të ngjashme

Komentet

Back to top button