Todorov: Pushimi i lindjes pa pagesë do të mbulohet me sigurim shëndetësor

Ministria e Shëndetësisë financiarisht do ta mbështesë realizimin e masës që e propozon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për vazhdim të pushimit të lindjes për tre muaj, të cilët nuk do të paguhen.

Sipas ministrit së Shëndetësisë, Nikolla Todorov, vazhdimi për tre muaj i pushimit të lindjes pa pagesë, do të jetë i mbuluar me sigurim shëndetësor.

“Ajo pjesë financiarisht do të mbulohet nga programi i Ministrisë së Shëndetësisë në mënyrë që të mos ketë ndërprerje në sigurimin e gruas që ka vendosur të marrë tre muaj plotësisht pushim të lindjes dhe më pas të mos ketë probleme për të marrë shërbim të caktuar shëndetësor”, tha ministri Todorov, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp.

Mbulimi i sigurimit shëndetësor në ato tre muaj, sipas Todorovit, nuk do të tërheqës shumë mjete. Nuk pres që mjetet këtu të jenë dukshëm të mëdha. Bëhet fjalë për tre muaj, ndërkaq kemi rreth 20.000 lindje në vit”, tha Todorov. 

Lajme të ngjashme

Back to top button