Memeti nesër do të pronocohet për Kezharovskin

Delegacion nga Avokati i Popullit ka vizituar sot burgun e Shutkës për të parë kushtet në të cilat mbijeton gazetari Tomisllav Kezharovski.

Vizita vjen pas ankesave të SHGM-së dhe familjes së gazetarit për kushtet e këqija në të cilat gjendet gazetari, në baltë dhe lagështi në pjesën më të vjetër të burgut të Shutkës.

Edhe delegacioni i Avokatit të Popullit ka konstatuar gjendjen e rëndë në të cilën ai po vuan paraburgimin.

 Të dhënat e kësaj vizite, pritet që Avokati i Popullit Ixhet Memeti ti prezantojë nesër, pas një aktiviteti të tij.

Në këtë aktivitet do të merr pjesë edhe ministri i drejtësisë Blerim Bexheti i cili gjithashtu nuk ka komentuar iniciativën e SHGM-së për faljen e Kezharovskit.

Lajme të ngjashme

Back to top button