Ngjyrohet me të kuqe lumi Bregallnica

Lumit Bregallnica që kalon nëpër Shtip është ngjyruar me të kuqe, gjatë pasdites të së shtunës deri sot pasdite, në vendin ku ka qenë fabrika e dikurshme “Makedonka”.

Shoqëria për Sporti dhe Peshkim “Bregallnia”-Shtip e kanë lajmëruar,  Vlladimir Çerkezovin inspektorin shtetëror për mjedis jetësor, i cili i ka marrë disa mostra nga lumi dhe menjëherë i ka dërguar për analizë në Shkup, njofton A1.on.

bregalnicaCrvena1Sekretari i Shoqërisë për Sport dhe Peshkim, Bregallnica, Bllagoj Dimitrov, thotë që kjo nuk është hera e parë që ngjyroset lumi me ndonjë ngjyrë.

“Nuk kemi të regjistruar ngordhje të peshqve, por është e mjerueshme që i gjithë Shtipi pi ujë të ndotur, të cilën e kanë vërtetuar në ish fabrikën e tekstilit “Makedonka, kjo nuk është hera e parë”, thotë Dimitrov.

Inspektori shtetëror për mjedis jetësor, thotë që në rrethin e fabrikës së dikurshme “Makedonka” ka katër fabrika që punojnë më ngjyrosjen e materialeve.

“Kush është fajtori nuk e dimë. Nuk ka ndotje të lumit Bregallnica, të vetmen gjë që e dimë është se është e ndaluar të lëshohen materie për ngjyrosje në lumin Bregallnicë”, thotë Çerkezov.

Ai ka theksuar se mostrat e ujit janë dërguar, ndërkaq në afat prej shtatë ditëve pritet që të fitojnë analiza, me të cilën do të vërtetohet se cili instalacion lëshon ngjyrë në ujin e Lumit Bregallnica.

Lajme të ngjashme

Back to top button