Elseid Hysaj: I njohim serbët, nuk kemi presion

Ai është padyshim njeriu i momentit në Kombëtaren shqiptare. Në vetëm pak javë Elseid Hysaj fitoi besimin e stafit teknik të Napolit dhe u shndërrua në idhullin e tifozëve të gjigandëve të Serisë A.

Mbrojtësi i është bashkuar përfaqësueses pas suksesit ndaj Milanit në “San Siro”, ndërsa tani duket i mësuar në përballjet me futbollistë të mëdhenj.

“Unë si të gjithë lojtarët i njohim futbollistët serbë, pasi ata nuk janë lojtarë të thjeshtë, por luajnë luajnë në ekipet më të mëdha në Europë. Janë një skuadër shumë e fort, ne do të mundohemi të bëjmë lojën tonë dhe ti mbulojmë sa më shumë që të mundemi, për të mos u lënë shumë mundësi. Parashikime për ndeshjen nuk kam, pasi aty mund të ndodhë gjithçka dhe nuk mund të parashikohet”.

Përsa i takon ndeshjes, Hysaj garanton se skuadra nuk është aspak në tension. Përgatitjet vijojnë si për çdo ndeshje tjetër të mëparshme në kualifikueset e Euro 2016.

Lajme të ngjashme

Back to top button