Edhe “lajm” i vjetër, edhe “lajm” i rrejshëm

Problemi me artikullin që i nënshtrohet këtij recensioni qëndron në atë se lajmi që e plason është i vjetë më shumë se një vjet. Mirëpo, kjo nuk është e tëra. Mirëpo në qoftë se gazetari do të ishte përpjekur të kërkojë pak nëpër internet, do ta shihte se nuk bëhet fjalë për ngjarje të vërtetë.

СЕВЕРНА КОРЕЈА НАПРАВИ ЧУДО  Првата земја која успешно испрати човек на Сонцето и потоа го врати на Земјата    iNFOMAX.mkLinku deri te artikulli origjinal: KOREJA E VERIUT BËRI ÇUDI: Vendi i parë i cili me sukses dërgoi njeri në Diell dhe pastaj e ktheu në tokë!!

Data dhe koha e publikimit: 26.09.2015

Data e recensionit: 30.09.2015

Recensuese: Аna Аnastasovska

“Agjencia shtetërore e Koresë Veriore sot njoftoi se pikërisht ata, për herë të parë në historinë e njerëzimit e kanë dërguar njeriun e parë në Diell. Siç thekson agjencia koreano-veriore, astronauti Hung Li Gong rreth orës 3.00 ka zbritur në diell në një raketë të dizajnuar në mënyrë speciale.”

Kur e futëm titullin e këtij teksti në Google, e pamë e lajmi i njëjtë është publikuar para më shumë se një viti edhe atë në ueb-faqen “Оkno“. Domethënë, nuk bëhet fjalë për lajm të ri dhe për diçka ekskluzive. Ajo që është edhe më interesante është se bëhet fjalë për para-lajm, gjegjësisht lajm të trilluar. Mirëpo, gazetari në këtë rast ka harruar ta përmendë këtë, ose nuk e ka vërejtur se bëhet fjalë për lajmë të tillë, të ashtuquajtur “qepë”.

Sikur autori i këtij teksti të ishte përpjekur pak, do ta shihte se me lajmin e këtillë, para një viti e gjysmë janë mashtruar edhe shumë media të huaja. Siç ka publikuar ueb-faqja thejournal.ie më 25 janar 2014, “mediat u mashtruan me storjen për raketën koreano-veriore në Diell”.

Në fakt, lajmi buron prej një ueb-faqeje satirike irlandeze.

Detyrë themelore e gazetarit është t’i verifikojë informatat që i publikon, se a janë ato të vërteta ose jo. Është e qartë se autori i këtij teksti nuk e ka verifikuar informatën, kështu që lexuesve u ka ofruar një lajm të vjetër, edhe atë para-lajm.

Lajme të ngjashme

Back to top button