Debat i ashpër në Kuvend për reformat në arsim

Ka vazhduar edhe sot diskutimi i deputetëve në Kuvend për propozim Ligjin për arsim në shkolla fillore dhe të mesme, të propozuar nga LSDM, me cka kërkohet heqja e testimit ekstern, njofton Portalb.

Deputeti Stefan Bogoev, nga LSDM, tha se pushteti po frikësohet prej studentëve dhe nuk po u përgjigjet kërkesave të tyre.

“Po frikoheni nga ata, po dridheni, sepse janë më të mençur se ju dhe kanë më shumë argumente. Duke i injoruar ata ju po e injoroni ardhmërinë. Dilni dhe kërkoni falje para studentëve, mësimdhënësve, prindërve dhe para opinionit. Përshëndetni  pjesëtarët e Plenumit dhe tregojuni se a do të votoni për heqjen e testimit ekstern. Edhe nga unë përshëndetje Plenumë dhe të jeni të sigurt se testimi ekstern do të hiqet, ose tash në prill”, tha Bogoev.

“Një mësimdhënës nuk frikësohet nga studenti apo nxënësi, konsiderojë se ballafaqimi mes studentëve dhe mësimdhënësve bëhet nëpër amfiteatër dhe jo nëpër rrugë. Duhet t’i largoni duart nga nxënësit”, është përgjigjur deputetja e VMRO-DPMNE-së, Ollga Najdenovska, raporton Portalb.

Deputeti tjetër nga radhët e LSDM-së, Petar Shilegov ka thënë se në mungesë të koncepteve thelbësore VMRO meriton të quhet “VMRO-FASADA”

“VMRO-DPMNE nuk ka bërë ende asnjë koncept se çka duhet të aplikohet në arsim, që të kemi rezultate pozitive dhe të mund të diskutojmë për kualitet në arsim. Unë shpesh them se partia juaj duhet të thirret “VMRO-FASADA”, për ju më me rëndësi është fasada brenda së cilës fshehët përmbajtja”, tha Shilegov./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button