Opozita siriane: Rusia ka në shënjestër civilët dhe jo DAESH-in

Sulmet e fundit ajrore të Rusisë në Siri kanë në shënjestër popullatën civile dhe jo militantët e DAESH-it, kanë thënë grupet opozitare të cilat e luftojnë regjimin e presidentit Bashar al-Assad.

Në një deklaratë të përbashkët të martën, 41 grupe të armatosura opozirtare, thanë se sulmet ajrore dhe zbarkimi i forcave ruse në tokë, llogaritet nga ata si okupim i shtetit të kapluar nga lufta. Intervenimi ushtarak i Rusisë në Siri thanë ata, ka ardhur me kërkesë të regjimit të Asadit.

Javën e kaluar avionët luftarak rus për herë të parë filluan me sulmet ndaj disa caqeve në Siri.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Rusisë, sulmet kanë pasur në shënjestër depot e municionit, mjetet transportuese dhe qendrën e komunikimit të DAESH-it.

Grupet opozitare siriane thonë se përfshirja e ushtrisë ruse ka për qëllim të ndihmojë regjimin e Asadit dhe nuk është i drejtuar kundër DAESH-it.

Ata shtuan se sulmet ruse kanë vrarë shumë civil.

“Avionët luftarak rus, vranë 50 civil në Homs”, thuhet në deklaratën e grupeve opozitare, të cilat thonë se bëhet fjalë për krime lufte. Në deklaratë poashtu thuhet se “sulmet ajrore ruse kanë targetuar rajonet të banuara nga popullsia civile dhe jo pozicionet e DAESH-it”.

Përderisa Moska insiston se në shënjestër ka vetëm DAESH-in dhe grupet tjera që lidhen me te, shtetet Perëndimore dhe aleatët nga Gjiri janë të mendimit se sulmet ruse po sulmojnë popullsinë civile dhe kundërshtarët e moderuar të Asadit.

Siria është kapluar nga luftime të ashpëra atëherë kur regjimi i Asadit shtypi me dhunë protestat anti-qeveritare në vitin 2011, të cilat ndodhën si rrjedhojë e “Pranverës Arabe”.

Në bazë të të dhënave nga OKB-ja, mbi 250.000 njerëz janë vrarë në konfliktin në të cilin disa frakcione me armatim te rëndë, përfshirë DAESH-in dhe Regjimin, luftojnë njëri tjetrin.

Lajme të ngjashme

Back to top button