Izairi: “Jugohromi” të mbyllet, nuk i përmbushë eko-standartet

“Nëse jemi serioz si Qeveri , duhet t’i masim punët se cila do të ishte më e rëndësishme, ndërkaq propozimi im është që të ruhet jeta dhe mjedisi jetësor i njerëzve. Qeveria ka edhe mundësi tjera që të gjejë mënyrë nëse firma është serioze rreth përmbushjes së eko-standardeve”, ka thënë Izairi në një pyetje të gazetarit.

Izairi ka theksuar se “Jugohrom” nuk e ka respektuar marrëveshjen edhe pse i është propozuar afati për vendosjen e filtrave për dy vjet.

“Për fat të keq, tanimë kanë kaluar dy herë nga gjashtë muaj, ndërkaq ato kanë punuar diçka në letër, por në terren jo. Shërbimet e inspektoratin të Ministrisë së Mjedisit Jetësor kanë bërë kontroll në terren dhe kanë konstatuar që firma diçka ka filluar rreth përmirësimit të projektit për ndërtim, kanë treguar se kanë disa marrëveshje për ndërtim, por në terren asgjë nuk është zhvilluar, asnjë aktivitet ndërtimi. Qëndrimi jonë është se këto firma të cilat janë serioze dhe nuk i respektojnë ligjet, duhet që të mbyllen, derisa nuk i përmbushin kushtet”, tha Izairi.

Ai ka theksuar se ndotjen të  cilën e bën “Jugohromi”, vazhdimisht është më i lartë se niveli i lejuar.

“U janë shqiptuar dhe dënime, por pse nuk u janë kryer ato dënime akoma, duhet që pyeten Gjykatat. Më lehtë është që të dënohet një dyqan ushqimesh se sa një firmë e këtillë”, tha Izairi.

Lajme të ngjashme

Back to top button