Tifozi i kombëtares bën tatuazh Canën duke e grushtuar serbin (Foto)

Se ndeshja e 14 tetorit 2014 e zhvilluar në Beograd ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë ka lënë gjurmë të pashlyeshme te shqiptarët, dhe sidomos veprimi i futbollistëve të kombëtares shqiptare në mbrojtje të flamurit, vërtetohet edhe njëherë.

Një tifoz i Kombëtares së Shqipërisë nga Gjakova ka bërë tatuazh një nga momentet më dramatike të incidentit të dronit.

Momenti, në të cilin kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana e grushton një tifoz serb, i cili kishte hyrë në fushë për të sulmuar futbollistët shqiptarë, është bërë tatuazh nga Lekë Dobruna, transmeton Koha.net.

Në prag të ndeshjes në “Elbasan Arena” kundër Serbisë, Dobruna në profilin e tij në Facebook ka njoftuar për tatuazhin e ri dhe ka shkruar: “Unë jam gati”.

Lajme të ngjashme

Back to top button