Millorad Dodik, uron Kurban Bajramin, si kryetar i një shteti fqinj i B.H-së

Ndër urimet për festën e Bajramit, këtë vit ishte edhe urimi nga Kryetari i Republikës Srbe, Millorad Dodik, duke i ndarë qytetarët në ato të Republikës Srbe dhe në qytetarë të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ashtu si çdo vit gjatë festave fetare, posaçërisht gjatë festës së Kurban Bajramit, avazi ditor është urimi për Bajramin nga kompani të ndryshme, institucione publike, por edhe të personave publik të cilët pjesëtareve të fesë myslimane ua urojnë festën e Bajramit.

Ndër urimet për festën e Bajramit, këtë vit ishte edhe urimi nga Kryetari i Republikës Srbe, Millorad Dodik, shkruar me alfabetin cirilik, i cili besimtarëve mysliman u uroji festën e Kurban Bajramit.

Kjo nuk është edhe aq kontestuese, por, presidenti Dodik edhe kësaj radhe nuk ka lëshuar mundësinë që të njëjtët qytetarë ti ndajë në ato të Republikës Srbe dhe në qytetarë të Bosnjës dhe Hercegovinës, sikur të mos jenë qytetarë të të njëjtit shtet.

Lajme të ngjashme

Back to top button