Arrestohen dy persona të përfshirë në fajde

Deri më tani janë arrestuar dy persona si të dyshuar për përfshirje në fajde.

Aksioni i bastisjes është duke vazhduar edhe këto momente në disa lokacione tjera.

Zëdhënësi i Policisë Baki Kelani, ka konfirmuar aksionin por nuk ka dhënë detaje duke thënë në anën tjetër se ky aksion ndërlidhet me fajde.
(I) Policia e Kosovës aksion ndaj personave të përfshirë në fajde!

Në orët e hershme të mëngjesit, Njësia për Krime Ekonomike e Policisë së Kosovës ka filluar një aksion të bastisjeve ndaj disa personave që janë të përfshirë në fajde.

Burime të gazetës “Zëri” mësojnë se lokacioni në të cilën janë duke u kryer arrestimet është Prishtina.

Lajme të ngjashme

Back to top button