Lorik Cana: Kombëtarja, krenaria e gjithë shqiptarëve

Kapiteni Lorik Cana, ndërsa ka nisur përgatitjet bashkë me shokët në Durrës, për sfidën e 8 tetorit ndaj Serbisë, do të ndihej krenar për Kombëtaren dhe arritjet e saj.

Ai do ta cilësonte si tepër të rëndësishme dhe përcaktuese ndeshjen e radhës, në synimin e të gjithë shqiptarëve, për të mbërritur në finalet e europianit të Francës.

“Kombëtarja e ka përmbushur më së miri se askush tjetër misionin e saj. Ajo i ka bashkuar të gjithë shqiptarët në të gjitha anët e botës. Kombëtarja i ka bërë të gjithë shqiptarët të krenohen me të dhe me Shqipërinë. Kombëtarja kuqezi i ka dhënë tjetër imazh Shqipërisë në Europë”, deklaroi ndërmjet të tjerash, Lorik Cana në një intervistë për Procesin Sportiv në Top Channel.

Kapiteni vlerësoi angazhimin dhe përgjegjësinë, që vëren te të gjithë kuqezinjtë për ta kurorëzuar me sukses rrugën e nisur edhe pse shumë e vështirë. Por mbrojtësi Cana u ka kërkuar tifozëve, që ndërsa kuqezinjtë do të venë në fushën shpirtin dhe zemrën për të fituar, ata në shkallët e stadiumit “Elbasan Arena” duhet t’i mbështesin, t‘i inkurajojnë siç i ka hije shqiptarëve, duke përcjellë kulturë dhe edukatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button