“Tetova në rrëmujë”, të premten protestë

“Tetova në rrëmujë”, është motoja e protestës së paralajmëruar për të premten më 9 tetor. Kjo protestë e cila organizohet nga PPD-ja, deri më tani kanë paralajmëruar se do të marrin pjesë edhe DOM – Liljana Popovska dhe kryetari i PEPR Samka Ibraimovski, Lëvizja Besa, si dhe personalitete publike Milaim Fejziu, Miftar Zyberi, Hysni Shaqiri dhe shumë intelektualë tjerë nga Tetova, njofton Portalb. Protesta do të fillojë në ora 13:30 minuta, me marsh nga sheshi i Tetovës deri te ndërtesa e Vetëqeverisjes Lokale, ku do të mbahen disa fjalime.

Partia për Prosperitet Demokratik ka sjellë vendim që të organizojë një tubim proteste në Tetovë në javët që vijnë ku temë do të jenë:

  • Mungesa e ujit të pijshëm në qytetin e  Tetovës,
  • Helmimi i qytetarëve me gazrat vdekjeprurëse të “Jugohrom”-it,
  • Helmimi nga gazrat me rastin e riaktiivizimit të deponisë në Tetovë.
  • Prerja e pakontrolluar e drunjtëve dhe shkatërrimi i pyjeve që sjell vërshime dhe rritje të CO2

PPD , u bën thirrje të gjithve që të jenë pjesë e këtij manifestimi, dhe atë: me bashkëveprim, ose me përkrahje.

“Uji i kulluar dhe i bollshëm si dhe ajri i pastër nuk kanë ngjyrë politike, ato janë shuarja e etjes dhe frymëmarrja e çdokujt”, thuhet në njoftimin e PPD-së.

Eco Guerilla: Nuk e përkrahim protestën

Eco Guerilla, e cila si lëvizje disa herë ka organizuar protesta kundër ndotjes së Tetovës thotë që nuk bëhet pjesë e organizimeve të inicuara nga subjekte partiake. Kjo OJQ protestën e sheh si partiake e jo kundër ndotjes.

“Eco Guerilla i mirëpret të gjitha shqetësimet qytetare dhe revoltat që kanë të bëjnë me ndotjen e ajrit, dhe mjedisit jetesor në përgjithësi. Sidoqoftë, në bazë të statutit të votuar nga këshilli udhëheqës dhe nga aktivistët e organizatës, Eco Guerilla nuk bëhet pjesë e organizimeve të inicuara nga subjekte partiake dhe distancohet nga qëllimet dytësore dhe ato politike që organizimet e njëjta mund të kenë. Angazhimi i organizatës sonë është kryekëput qytetar dhe ekologjik, dhe ky angazhim do vazhdojë në ato vija pa mos u përzier në aktivitetet partiake të cilitdo subjekt.”thonë nga Eco Guerilla.

Lajme të ngjashme

Back to top button