Skandal: Gjyqtari parkon veturën e palajmëruar në vizbardha dhe tenton mos dënohet

Mbrëmë nëpër rrjetet sociale kanë qarkulluar disa fotografi, ku shihet vetura e gjyqtarit Soltir Pashkov i punësuar në Gjykatën Themelore të Shtipit, Opel Vectra, e parkuar në zonë të ndaluar, gjegjësisht në vizë-bardha.

Për të qenë ende më keq situata, ai në xhamin e përparmë e ka vendosur identifikimin e tij zyrtar me qëllim që të mos dënohet nga shërbimet e rendit publik, njofton Portalb.

12075026_10154316716739466_8307862010853347052_n 12144733_10154316717089466_3052231728372637633_n

Për të mos përfunduar skandali këtu, vetura e parkuar nuk është pronë e Gjyqtarit nga Shtipi, sipas Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ai në listën e pronave personale nuk e ka të lajmëruar veturën në fjalë, njofton Portalb.

Foto

Portalb ka tentuar të kontaktojë me Gjykatën Themelore të Shtipit për ta komentuar rastin në fjalë, por ata nuk kishin qasje.

Në ndërkohë në një deklaratë për Novatv, Soltir Sashko e ka komentuar rastin në fjalë.

“Vetura është e parkuar para ndërtesës në Qendrën e Shtipit, përballë Stopanska Bankës. Aty jetoj, kam një banesë 60 metra katrorë dhe nuk kam parking. Kemi paguar për oborre, por parkingje nuk kemi fituar. Afër meje ka parking me pagesë, por nuk e kam ndërmend t’i paguaj shtetit për parking edhe për veturën time edhe të gruas. Unë nuk fshihem, për atë e kam vendosur  identifikimin tim zyrtar. Do të parkohem ashtu derisa të më sigurohet parking. Nëse do të duhet, edhe policisë i kam treguar, do të paguaj sa të duhet për paditë, por për atë është kompetente policia dhe jo disa fëmijë të cilët nuk kanë pasur çfarë të bëjnë dhe e kanë fotografuar veturën, që më pas ta hedhin në internet”, ka thënë Soltir Tashkov.

Lajme të ngjashme

Back to top button