Shqiptari që shkoi azilant  dhe u bë asamblist në Austri (VIDEO)

Ka shkuar si azilant në Austri, por tash e ka marr besimin e banorëve të rrethit ku jeton për t’i përfaqësuar në Kuvend.

Është ky Lulzim Fejzullahu, një i ri nga komuna e Klinës, i cili këto ditë është bërë pjesë e Asamblesë së Komunës së Ebensees në Austri.

Fejzullahu, pos që është bërë politikan është edhe një afarist i suksesshëm.

Ai është bërë shumë i njohur në Austri jo vetëm me kandidimin e tij politik, por edhe me aftësitë e tij menaxhuese dhe integruese.

Në një intervistë për Tribuna Channel, Fejzullahu ka deklaruar se asnjëherë nuk ka menduar që do të hyjë në politikë, por kjo sipas tij ka ndodhur pas kërkesës që ka marr nga Partia e Kuqe austriake.

Lajme të ngjashme

Back to top button