Jepni 5 euro dhe kaloni Rrugën e Kombit

Shlyerja e borxheve që qeveria i ka biznesit duket se do t’i kushtojë shtrenjtë buxhetit jo vetëm në vitin 2014, por edhe në vitet pasuese. Plot 400 milion euro është shuma që vetëm ministria e Punëve Publike ka si fatura të papaguara ndaj kompanive. Ministri, Edmond Haxhinasto në një interviste për “Vizion+”, ka sqaruar strategjinë që do të ndiqet për shlyerjen e këtyre detyrimeve.

Nga ana tjetër rruga që i kushtoi i buxhetit të shtetit 1 miliard euro, Durrës-Kukës ende nuk ka përfunduar. Haxhinasto deklaroi se, nevojiten ende miliona euro të tjera. Ndërkohë, që bashkë me Bankën Botërore dhe korporatën ndërkombëtare financiare do të negociohet për të dhënë me koncesion mirëmbajtjen e saj.

Ndonëse ende nuk ka një shifër zyrtare, sipas studimeve të kryera deri në 5 euro parashikohet të jetë pagesa për çdo shofer që do të kaloje në këtë autostradë. Haxhinasto u ndal edhe tek siguria rrugore, e cila do të jetë një ndër sfidat e punës së tij. Në ditët në vijim pritet të merret një paketë masash për të rritur sigurinë dhe për të ulur aksidentet në rrugë.

Lajme të ngjashme

Back to top button