Ambasadori Breth: “Marrëdhëniet ndëretnike nuk shënojnë përmirësim”

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri, sot realizoi takim pune me Ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Ralf Breth. Zëvendëskryeministri Xhaferri dhe ambasadori Breth biseduan për situatën politike në vend, zbatimin e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Ohrit si: marrëdhëniet ndëretnike, përdorimi i gjuhës shqipe, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat në institucionet e vendit si dhe për temat tjera.

Ambasadori Breth, ne emër të institucionit të cilin e përfaqëson, shprehu shqetësimin për trendin ekzistues në shoqëri ku marrëdhëniet ndëretnike nuk shënojnë përmirësim. Ai, gjithashtu shtoi se OSBE-ja, si garantuese e procesit të implementimit të MO-së, qëndron e gatshme të asistojë edhe më tej në drejtim të përmirësimit të ko ekzistencës në Maqedoni në kuadër të frymës së Marrëveshjes së Ohrit, dhe se e njëjta do të jetë më se e nevojshme edhe për proceset integruese të vendit në strukturat euro-atlantike.     

Në këtë takim nga bashkëbiseduesit u përmend edhe nevoja për të vazhduar me analizën kualitative mbi shkallën e implementimit të të gjitha politikave që burojnë nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit. Për këtë OSBE-ja siguroi Sekretariatin për implementim të MO-së se shpreh gatishmëri të ndihmojë organizimin e një Konference ndërkombëtare në të cilën do të diskutoheshin politikat e dekadës së dytë të MO-së, si dhe do të prezantoheshin rekomandime politike mbi procesin e më tejshëm të implementimit të kësaj marrëveshje.

  
Momenti kohor i këtij takimi  përputhet me takimet që Ambasadori Breth do ti zhvilloi gjatë javës së ardhshme në Vjenë, si dhe i parapriu takimit të cilin z. Xhaferri do ta zhvillojë javën e ardhshme gjatë vizitës së parë në Maqedoni të Komisioneres së lartë për pakica nacionale, Astrid Thors, e cila është pasardhëse e Knut Volleabeak që nga 20 gushti i këtij viti.  

Lajme të ngjashme

Back to top button