fbpx

Konfiskohen kallashnikovë, mijëra euro dhe cigare

Drejtoria e Doganave të Maqedonisë ka bërë të ditur sot se gjatë dy ditëve të kaluara kanë konfiskuar armë, mijëra euro, cigare dhe material të tjera ilegale që kishin për qëllim të futeshin apo të dilnin nga vendi. 

Në Aeroportin “Aleksandri i Madh” mbrëmë u ndalua një shtetas turk, që po udhëtonte drejt Stambollit, pasi që gjatë kontrollit të tij iu gjetën 99.200 euro, të cilat nuk i ka lajmëruar tek autoritetet doganore. Paratë iu gjetën në xhepat dhe bagazhin e tij. Paratë u mbajtën nga doganierët në përputhje me Ligjin për punë devizore, pasi që ato duhej të lajmëroheshin.

Të shtunën në aeroportin e njëjtë u ndalua një shtetase angleze, tek e cila u gjetën një sasi e madhe e cigareve,  rreth 30 pako (steka) cigare.

Ndërkohë, në vendkalimin kufitar Deve Bair me Bullgarinë, doganierët zbuluan një rast të tentimit të kontrabandimit të armëve nga ana e një shtetasi të Shqipërisë. Armët e tipit “Kallashnikovë” u gjetën një makinën “Opel Astra” me targa greke, që drejtohej nga shtetasi shqiptar.  

Nga armët e gjetura janë tetë kallashnikovë, një pistoletë, 20 bomba dore si dhe sasi e madhe e municionit. Poseduesi i armëve ka theksuar se armët i posedonte nga viti i trazirave 1998 në Shqipëri dhe se i kishte siguruar nga një magazinë ushtarake në Korçë. Ai ka pranuar se armët do ti dërgonte në Kretë përmes Bullgarisë dhe më pas në  Greqi

Lajme të ngjashme

Back to top button