Kerry i shkruan Thaçit: SHBA do të ndihmojë në pranimin e Kosovës në UNESCO

Kryediplomati amerikan, John Kerry, i ka shkruar zv/kryeministrit Hashim Thaçi, duke e ka lavdëruar qasjen e Kosovës për anëtarësi në UNESCO dhe duke kundërshtuar tentativat serbe për të ngjyrosur Kosovën si shtet radikal islamik.
Sekretari i Departamentit të Shtetit, John Kerry, i ka dërguar një letër zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçit, ku ka premtuar përkrahje të plotë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Mes tjerash, në këtë letër, siç mëson KosovaPress, sekretari Kerry ka deklaruar se e njeh punën e Qeverisë së Kosovës për anëtarësi në UNESCO dhe premton përkrahje të plotë që të bëhet ky hap i rëndësishëm që forcon demokracinë sovrane dhe multietnike të Kosovës.

Sekretari Kerry gjithashtu kundërshton akuzat e Serbisë dhe ministrit Daçiç, i cili akuzon Kosovën se është njësojë si ISIS.

Në letrën e tij, Kerry thekson se “Kosova ka dëshmuar partneritet me bashkësinë ndërkombëtare për ta luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe kjo e bën pjesëmarrjen e Kosovës në UNESCO edhe më të rëndësishme, sepse UNESCO mbledh anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare për të promovuar luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm”.

Sekretari Kerry në letrën e tij thotë se “SHBA si partner i palëkundshëm dhe mik i Kosovës, do të punojnë me juve në muajt në vijim dhe është aktivisht duke bashkëpunuar me aleatët tjerë për të ndihmuar pranimin e Kosovës në UNESCO”.

Lajme të ngjashme

Back to top button