Përurohet parku dhe parkingu i ri në Gostivar

Komuna e Gostivarit vazhdon me rregullimin e parkingjeve dhe parqeve sidomos në banesat kolektive.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta bashkë me banorët e lagjes e bëri përurimin e punëve të kryera. 

Është bërë rregullim parter i parkingjeve për tri ndërtesa në rrugën 18 Nëntori, me sipërfaqe 600 m2, në afërsi të Stacionit Policor në Gostivar, në përputhje me Planin Detal BU7. 

Banesat në fjalë janë ndërtuar më herët dhe të njëjtat nuk kanë parkingje nëntokësore.

“Ashtu siç ju premtova qytetarëve para një muaji, atë edhe e realizojmë. Këtu e kemi rregulluar gjelbërimin, ndriçimin publik edhe parkingun. Sa më mirë që ta mirëmbajmë ambientin dhe të krijojmë kusht më të mira aq më mirë do të jetë edhe për gjeneratat e reja”, tha kryetari Nevzat Bejta.  

Investimi kap vlerën rreth një milion denar dhe financohet nga buxheti i komunës së Gostivarit. 

Kohë më parë, në afërsi të të njëjtave banesa, u bë rregullimi parter i oborrit mbas qendrës tregtare “Barok”.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button