Zëdhënësi i Kremlinit: Do të kontrollojmë notë-protestën e dhënë në Ankara

Zëdhënësi për shtyp i Kremlinit Dimitriy Peskov, në lidhje me shkeljen e hapësirës ajrore turke nga një avion rus tha se Rusia do të kontrollojë të dhënat në notë-protestën e dhënë ndaj Ambasadorit të Rusisë në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Peskov në një deklaratë për mediat tha se “ambasadori ynë ka marrë një notë-protestë pasi është thërritur në Ministrinë e Jashtme të Turqisë. Ne do të kontrollojmë (notë-protestën) e dhënë atje”.

Peskov duke theksuar se operacionet ajrore të Rusisë në Siri nuk do të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet Ankara – Moskë është shprehur se “Marrëdhëniet dypalëshe me Turqinë nga pikëpamja e marrëdhënies mjaft gjithëpërfshirëse dhe reciprokisht të dobishme kanë një bazë shumë solide”.

Më parë ishte njoftuar se me 3 tetor ditën e shtunë në orën 12.08 një avion luftarak i Rusisë në rajonin Yayladağı në qytetin Hatay kishte shkelur hapësirën ajrore turke.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria  jashtme turke ishte theksuar se avioni rus i cili kishte shkelur hapësirën ajrore të këtij vendi u ndoq nga dy avionë F-16 të Turqisë derisa avioni rus kaloi përtej hapësirës turke.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se Ambasadori rus në Ankara ishte thërritur në Ministrinë e jashtme ku shkelja në fjalë është protestuar fort si dhe i është kërkuar që të mos përsëritet më kjo lloj shkeljeje, në të kundërt Rusia do të jetë përgjegjëse për ndonjë ngjarje që mund të ndodhë padëshiruar.

Lajme të ngjashme

Back to top button