Silva Gunbardhi: S’dua të më quajnë kurvë dhe prostitutë

Në emisionin ‘Top Show’ të Alban Dudushit ka plasur sherri ndërmjet reperit MC Kresha dhe Silva Gunbardhit për vlerat dhe antivlerat e tallavasë, nisur nga suksesi i këngës së Silvës “Të ka lali shpirt”.

Kresha tha se tallavaja po e dëmton muzikën shqiptare dhe iu drejtua Silvës duke i thënë që kënga “Të ka lali shpirt” nuk është e saj, pasi në të vërtetë është një këngë rome, duke e pyetur përse ajo i ka mbyllur komentet te videoja e saj në ‘Youtube’, kurse këngëtarja shpërtheu duke i habitur të gjithë me fjalinë “Sigurisht që do i mbyll pasi nuk lejoj që të më shajnë dhe të më quajnë kurvë apo prostitutë vetëm pse këndoj tallava”.

Lajme të ngjashme

Back to top button