Xhaferri: Nuk mund ti ndalojmë punësimet e maqedonasve

Zv/kryeministri për implementimin e MO-së Musa Xhaferi sot para gazetarëve tha se nuk është i kënaqur me përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në Institucionet shtetërore.

“Në fakt nuk është i kënaqshëm, pritjet janë se duhet të ketë një përfaqësim matematikor, 25-26 për qind apo varësisht nga aksioni i regjistrimit se sa do të jenë. Kjo është një betejë shumë e ndjeshme pasi nuk mund të stopojmë punësimin e të tjerëve për arsye se atëherë do të kemi edhe një çrregullim dhe një mungesë kuadrosh p.sh kur të pensionohet dikush i cili punon në njësitë rajonale, në Shtip, Strumicë, Kavadar, në Manastir dhe ne me automatizëm nuk mund ta kompensojmë me shqiptarë. Duhet ti kemi parasysh të gjitha këto parakushte”, tha Xhaferri.

Lajme të ngjashme

Back to top button