Rregullativa zgjedhore më e komplikuar se prokurori special

Afati për 6 tetorin nuk është i paraparë në Marrëveshjet e Përzhinos, ashtu siç ishte prokurorja speciale, por flitet se afati po merret seriozisht, pasi që ka mbetur kohë e shkurtër deri te zgjedhjet.

Ditë e njëjtë si 14 shtatori, kur zhvilloheshin bisedat deri në momentin e fundit për ligjin për prokuror special i cili është sjellë me ndikim të fortë nga ndërkombëtarët, ashtu pritet edhe sot që të kalojë afati që të zgjidhet çështja e rregullativës zgjedhore.

Partitë deri më tani qëndrojnë fuqishëm në pozicionet e tyre për thuajse të gjitha çështjet e hapura, nga mënyra e pastrimit të listave zgjedhore, votimi i diasporës, deri te anëtarët e KSHZ-së dhe ingerencat e tij, që dukeshte javën e kaluar se është problem afër mbylljes.

Edhe pse afati gjatë tetori nuk është paraparë në marrëveshjet e 2 qershorit dhe 15 korrikut, ashtu siç ka qenë me prokuroren speciale, për herë të parë atë e përmendi komesari për zgjerim Johanes Han, flitet se ai  e ka marrë seriozisht dhe pret që të respektohet dhe mes tjerash për kohë të shkurtër që ka mbetur deri në zgjedhjen e prillit. Pasi që do të merren vesh, ngjashëm si në rastin e prokurorit special, Kuvendi do të pres t’i votojë ndryshimet.

Sipas analistit Naser Ziberi, kur merren vendime të shpejta është e mundur që të ketë dhe gabime të cilat pas zgjedhjeve do të lënë hapësirë që të akuzohen ndërmjet vete partitë.

“Frikohem që janë të vendosur në një presion të kohës, partitë politike nuk do të ndërtojnë sistem stabil të zgjedhjeve dhe përsëri do të ngelen zbrazëtira për gjuajtjen e fajit njëri-tjetrit pasi që të shihen rezultatet. Deputetët patjetër do të jenë në një pozitë të palakueshme që të sqarohen pa pasur shumë hapësirë ta rishikojnë dhe të debatojnë në Parlament, por nëse flasim për deputetët e partisë në pushtet ato edhe ashtu janë mësuar pa debate t’i votojnë propozimet nga Qeveria, pasi që qëndrimi i Qeverisë për ta është amin”, thotë Ziberi.

Edhe pse deri më tani janë tejkaluar afatet e parapara në Marrëveshjen e Përzhinos. Në atë të dy qershorit ishte e paraparë që deri më 31 korrik të rishikohet dhe të modifikohet përbërja e KSHZ-së dhe në 30 shtator asaj  t’i shtohen kompetencat.

“Mendoj që çështja e modelit zgjedhor është edhe më shumë delikate se çështja e prokurores speciale, sepse këtu fusha që duhet të rregullohet prek disa çështje, diku nisur që nga modeli zgjedhor, numri i njësive zgjedhore, e drejta e votës për diasporën dhe KSHZ-në, kështu që fusha e marrëveshjes është mjaft e gjerë dhe kuptohet që më rëndë është e mundur që për shumë çështje të gjendet konsensus”, tha Ziberi.

Lajme të ngjashme

Back to top button