Nesër kalon afati për rregullativën zgjedhore, të huajt përsëri në skenë?

Deri nesër grupet punuese do të duhet t’i mbyllin të gjitha çështjet lidhur me rregullativën zgjedhore. Afati është caktuar në Marrëveshjen e Përzhinos, por si duket edhe këtë herë bashkësia ndërkombëtare do të dalë në skenë, sepse edhe sot grupet punuese nuk kanë pasur mbledhje.

Sipas të gjitha gjasave, thonë disa burime për A1on, edhe kjo do të zgjidhet në momentin e fundit, nën trysnin e ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së- Xhes Bejli dhe Aivo Orav, por dhe ekspertit belg Piter van Hojte. Deri më tani për asnjë nga çështjet për të cilat kanë diskutuar në lidhje për pakon zgjedhore, nuk është arritur marrëveshje.

Më së afërmi është marrëveshja për KSHZ-në.

Ajo do të duhet të përbëhet nga nëntë anëtarë rreth Listës Zgjedhore, por edhe rreth asaj se kush dhe si do të vendos për ankesat pas zgjedhjeve. Opozita kërkon procedurë shumëshkallëshe të ankesave, për pa rregullshmëri eventuale zgjedhore, ndërkaq VMRO-DPMNE insiston që ankesat të jenë nën kompetencat e Gjykatës Administrative. Varet edhe çështja e pastrimit të Listës Zgjedhore nëpërmjet regjistrimit aktiv, pasi që përfaqësuesit e BDI-së dhe të PDSH-së pajtohen.

Por, partitë janë pajtuar që regjistrimi i votuesve të vërtetohet me shenjë të gishtit, si mundësi që të mënjanohen parregullsitë zgjedhore. Votimi i diasporës, përfaqësimi i mediumeve, ndarja e partisë nga shteti, financimi i fushatës, janë çështjet për të cilat secili qëndron në vlerësimet e veta.

Nga LSDM, vlerësojnë se diaspora duhet të ketë të drejtë vote për në zgjedhje, por është e domosdoshme që të bëhet ndryshime të caktuara ligjore, në përputhshmëri me treguesit e raporteve dhe organizatave ndërkombëtare. Prapë, më të më dha dhe më të rëndësishme janë ndryshimet në model. LSDM është për model proporcional me një njësi zgjedhore, ndërkaq VMRO-DPMNE kërkon kthimin e modeli me shumë njësi zgjedhore.

Veç tjerash, situatën mund ta komplikojë edhe qëndrimi i BDI-së, që presidenti i shtetit në vend që në zgjedhje të drejtpërdrejta, të zgjidhet nga deputetët.

Lajme të ngjashme

Back to top button