“Puç“ përsëri anulohet, Zaev e pranon vetëm Katica Janevën

Seanca me të cilën zyrtarisht u desh të fillojë procesi gjyqësor “Puç“, sot përsëri është anuluar, për shkak se nuk ka qenë i pranishëm i akuzuari i katërt, gjegjësisht kryetari i LSDM-së Zoran Zaev.

Avokati mbrojtës, Filip Medarski, para Gjyqit tha se arsyeja për mungesën e Zoran Zaevit edhe pse ka qenë i thirrur, është se sipas Ligjit për prokuror special, kompetencat për lëndën konkrete duhet ta marrë ky institucion i ri, njofton Meta.

“Nga momenti kur në përputhshmëri me nenin 11. Prokuroria Speciale do ta marrë nën kompetenca, i akuzuari Zoran Zaev do të prezantojë në çdo seancë për këtë lëndë”, tha Medarski.

Konkretisht për mosardhjen në seancë, Medarski e ka theksuar edhe arsyen, duke e treguar për takimin që Zaev e ka pasur të planifikuar ta mbajë me ambasadorin italian.

Prokurori për lëndën, Zllatko Bitovski, nga Prokuroria Themelore  Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion, në lidhje me deklaratën e Medarskit ka thënë se deri në këtë moment nuk ka ndryshime në kompetencat e lëndës “Puç“, dhe a do ta merr dhe kur do të kërkojë që ta merr këtë lëndë tjetër prokuror dhe cili do të jetë vendimi i ri, ai nuk mund të tregojë.

Gjyqi ka konstatuar se nuk janë të plotësuara kërkesat ligjore për mbajtjen e seancës dhe është shtyrë për 22 tetor në ora 10.

Avokati mbrojtës, Vane Adreev, për mediumet shkurt ka deklaruar se pret që prokurori special pasi zyrtarisht me ekipin të nis me punë, ta merr këtë lëndë de të veprojë me të. Ai pret që ajo të ndodhë më 22 tetor.

Lajme të ngjashme

Back to top button