Pasaporta diplomatike nuk ofron mbrojtje nga përgjegjësia

Të pa baza janë dyshimet se pasaporta diplomatike mund të sigurojë mbrojtje nga përgjegjësia penale, thonë diplomat, duke u thirrur në dispozitat e Konventës së Vjenës, raporton DW, transmeton Portalb.

Informacioni se ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkovit, iu është dhënë pasaportë diplomatike, nga opozita u cilësua si skandal dhe u kërkua nga ministri për punë të jashtme të sqarojë se me çfarë baze është dhënë dokumenti.

“Ky akt i ministrit Poposki tregon se Gruevski me shokët po përgatitin terren që Sasho Mijallkov të ikë nga Maqedonia. Edhe sa pasaporta të këtilla diplomatike ka dhënë MPJ”, thonë nga LSDM-ja.

Nga MPJ përgjigje nuk ka, por në Rregulloren e ministrisë është e sqaruar se kush mund të merr pasaportë diplomatike. Ministri ka të drejtë t’u ndajë pasaportë diplomatike personave për të cilët konsideron se janë të rëndësishëm në ngritjen e raporteve politike, diplomatike, ekonomike e kulturore me shtetet tjera ose kur kur është në interes të sigurisë së shtetit.

Sipas nenit 31 nga Konventa e Vjenës, diplomati ka imunitet nga ndjekja penale, si dhe nga e drejta penale civile dhe administrative në shtetin ku është akredituar. Mirëpo, ai imunitet nuk ke mbron diplomatin nga përgjegjësia penale në shtetin nga i cili vjen. Sipas nenit 32, shteti ku është akredituar mund t’ia marr imunitetin. Nenin 42 thotë se diplomati nuk guxon të mbajë funksion tjetër apo aktivitet komerciale.

Ish ambasadori në NATO, Nano Ruzhin, thotë se shumë shtete sot në Evropë me kujdes të madh e ndjekin procesin e dhënies së pasaportave diplomatike, të cilat shpesh përdoren për krim të organizuar, por edhe tendenca për të falsifikuar një dokument të këtillë nga kriminel të ndryshëm, ish diplomat,  në përgjithësi nga shtete me demokraci të dobët.

“Për këtë fakt edhe kontrolle ndërkombëtare gjatë kalimit të kufijve janë të rrepta”, theksoi Ruzhin.

Vlerësohet se në Maqedoni janë të ndara diku 1.400 pasaporta diplomatike./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button