Maqedoni, nuk paguan reket prej 50.000 euro, Ministria e Bujqësisë i shkatërroi

 BORDI DREJTUES I “AGRO LOZAR” SHA BOGDANCI AKUZON

 Pasi nuk paguam reket prej 50.000 euro, Ministria e Bujqësisë na shkatërroi!

Shoqata aksionare “Agro Lozar” prej pak para është në falimentim. Pothuaj se tre vite të punësuarit mundohen të fitojnë luftën ligjore me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomi të Ujit, por për momentin nuk ka rezultat. Nga një kompani që ka mbijetuar dhe ka fituar mirë, tani janë para likuidimit, sepse, sipas akuzave të tyre, nuk kanë rënë dakord të japin ryshfet, për të vazhduar me punën e tyre. Prej atëherë kanë filluar të zhyten, por siç thonë ata, nuk dorëzohen dhe me vete do të tërheqin edhe ata që i kanë shkatërruar. Duke pritur drejtësinë, marrin guximin që historinë e tyre të tregojnë për “Fokus” sepse shpresojnë që në këtë mënyrë do të inkurajojnë edhe tjerë të dëmtuar të flasin.

Reketi në të cilin janë nënshkruar firmat, për të munduar të funksionojnë, me vite është një sekret publik. Ato do të “freskojnë” partinë, funksionarin lokal ose shtetërore, dhe pastaj do të vazhdojnë me punë. Ata, megjithatë, që do të kundërshtojnë dhe do të refuzojnë të paguajnë, përballohen me inspektime të pazakonshme, gjoba dhe shtypje, prej të cilave shpeshherë vetë i vënë çelësit derës. Ose do të paguash ose do të zhdukesh. Skema është mirë e njohur, por jo shpesh guxon dikush të flet publikisht, ose të guxojë të paraqet. Prej më herët, nga bisedat e përgjuara që kishte shpallur LSDM-ja, publiku kishte mundësi të dëgjojë si funksionarë qeveritare flitnin për reketin që kryejnë bashkëpunëtorët e tyre. Më saktë, deputetja Silvana Boneva informon kryeministrin Nikolla Gruevski që një bashkëpartiak i tyre ka bërë reket ndaj firmave në Strumicë gjatë periudhës zgjedhore. Boneva i tregon Gruevskit që reketi në qytet ka filluar në mes të fushatës dhe që “nuk ka firmë që nuk ka shijuar reketin në Strumicë”, për të cilën Gruevski thotë se nuk ka informacione, por në kohën e njëjtë kërkon edhe sqarim se çfarë nënkupton Boneva me reket, andaj pyet:

“A kanë kërkuar ata sponzorim? Reketi është shantazh, nëse nuk më jep, do të mbyll. Ndërsa, sponzorimi është sponzorim. I thua, nëse mundesh, më ndihmo” thotë Gruevski.

Boneva përgjigjet: “Me gjitha. Me kërcënime, kërcënime dhe taksim të gjërave të pamundshme për të marrë të holla. Me gjitha dhe gjithçka. Nuk ka njeri që nuk ka shijuar reketin”.

Sipas asaj që pohon Boneva në incizimin, firmave në fillim ju kanë kërkuar të holla në euro, por në fund ju kanë kërkuar nga 50.000 denarë.

Shuma prej 50.000, por jo në denarë, por në euro, ju është kërkuar bashkëfolësve tanë, të cilët pasi kanë refuzuar të paguajnë janë përballuar me probleme që nuk i kishin paramenduar. Nga një punë e suksesshme prej një dekade dhe fitim të mirë, mbeten pa asnjë para, të ngatërruar deri në gushë. Gati tre vite zvarriten nëpër stacione policore, prokurori dhe gjykata, duke kërkuar drejtësinë, por assesi nuk po mund të gjejnë. Firma e tyre është në falimentim, ndërsa lufta më është e pashpresë.

Megjithatë, thotë se nuk do të heshtin, por përkundrazi, dëshirojnë të flasin në mënyrë publike që të gjithë të dëgjojnë, siç thonë, për kriminalin që trondit Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujit.

 “AGRO LOZAR”: I PUNËSUAR NË MINISTRINË KA KËRKUAR RYSHFET!

 E gjithë ka filluar në vitin 2001 kur Shoqata Aksionare “Agro Lozar Bogdanci” ka firmosur një kontratë 30 vjeçare për qiramarrje të tokës bujqësore, me sipërfaqe prej 634 hektarë, me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujit.

Pothuaj se dhjetë vite kjo shoqatë aksionare nuk ka pasur asnjë problem, por çdo vit ka bërë vjeljen e suksesshme të hardhive të rrushit. Gjërat, sipas bashkëfolësve tanë, turbullohen në vitin 2011, në kohën kur ministër i bujqësisë është Lubço Dimovski, ndërsa zëvendës ministër është Zoran Konjanovski. Atëherë, nga një i punësuar nga Ministria marrin një kërkesë të papritur.

– Për të vazhduar me funksionimin e deritanishëm, njëlloj, nga i punësuar nga Ministria ishte kërkuar reket prej 50.000 euro. Kur refuzuam të paguajmë, atëherë filluan problemet, gjegjësisht uzurpimi i tokës me lejen e ministrisë, sqaron drejtori i deritanishëm i “Agro Lozar Bogdanci”, Zoran Peev.

Nga Bordi Drejtues i Shoqatës Aksionare thonë që shumë mirë e njohin personin që ju ka kërkuar ryshfet, megjithatë nuk mund të tregojnë publikisht me emër dhe mbiemër, sepse, për fat të keq, nuk kanë dëshmi. Ndryshe, pohojnë që i njëjti person ka qenë i përfshirë në shumë ujdi korruptuese, që ishte e dukshme edhe me rritjen e shpejtë të gjendjes së tij pronësore.

Ata për “Fokus” rrëfejnë që më 27 qershor 2011 nga Agjencia për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural marrin një vendim të përkohshëm për aprovim të kërkesës për mbështetje financiare për mirëmbajtjen e hardhive të rrushit për vitin paraprak. Me këto të holla, gjegjësisht 46.000 euro, ata vendosin të paguajnë qiranë për tokën, gjegjësisht të bëhet rrafshim të shpenzimeve që ju kanë pasur borxh Ministrisë. Megjithatë, shpejtë kuptojnë që ditën e njëjtë kur kanë marrë ndihmën financiare, Ministria në mënyrë njëanëshe e ndërpret kontratën për qira, vendim që nuk e marrin në letër asnjëherë, ndërsa për arsye theksohet qiraja që nuk është paguar. Mirëpo, pas katër ditëve, Ministria sikur të ndryshon mendjen, dhe ndonëse ka kontratën e ndërprerë, ishte firmosur kontratë për cesion mes “Agro Lozar”, Ministrisë dhe Agjencisë.

Me këtë kontratë vendoset që një pjesë e mjeteve që Agjencia duhet të paguajë “Agro Lozar” në bazë të subvencioneve, të drejtohen për Ministrinë e Bujqësisë dhe të përdoren si qira, thonë bashkëfolësit tanë, që shtojnë se më 13 dhjetor 2011 merret një vendim i ri për aprovimin e pagesës së mjeteve për mbështetje financiare, dhe pas dy ditëve Agjencia e bën pagesën ndaj shtetit, në pajtim me kontratën për cesion.

Në fillim të vitit të ardhshëm, ndonëse pagesa për qira është bërë, Agjencia dërgon listë në Ministrinë e Bujqësisë në të cilën janë numëruar personat juridik për të cilët ka dashur të paguajë kompensimin, në vend të qirasë, në vitin 2011, mirëpo paralajmëron që atë do të bëjë vitin e ardhshëm, ndërsa në listën është edhe SHA “Agro Lozar”.

Atëherë, sipas bashkëfolësve tanë, fillon plani i shkatërrimit të tyre, ndërsa qëllimi përfundimtar është dikush tjetër të merr zotërimin e kësaj sipërfaqe të madhe, që vlen një pasuri të plotë.

TOKA NË MËNYRË TË PALIGJSHME ËSHTË DHËNË ME QIRA?

 Ata sqarojnë që në fillim të muajit shkurt 2012 fillon krimi që e bën Ministria e Bujqësisë, sepse shpall një shpallje publike me të cilën ofron me qira 95 hektarë të tokës bujqësore, në të cilën ka pasur të mbjella hardhi të rrushit që prej vitit 1991 dhe 1996, dhe që janë në pronësi të “Agro Lozar”. Sipas informacioneve të tyre, udhëheqësi në Ministrinë në fillim ka refuzuar të shpall shpalljet, sepse ka menduar që janë në mënyrë të paligjshme, për të cilën është zhvendosur në vend tjetër pune në qytet tjetër.

Pas një muaji, në tokën e tyre fillojnë të shëtitën qiraxhi tjerë, sepse firma gjermane “Taurus Farms” paraqitet në shpalljen dhe fiton 64 hektarë ndërsa ndërmarrja ZTD “Stoçarstvo”, 28 hektarë tokë. Në periudhën vijuese, ministria vazhdon të shpall shpallje për dhënie me qira, ndërsa firma “Taurus Farms” fiton edhe 59 hektarë. Pas asaj, shumohen edhe qiraxhi tjetër, dhjetëra persona privat dhe fizik.

Pas kontratave të reja për qiramarrje fillojnë problemet serioze për “Agro Lozar”. Të punësuarit paraqesin shkatërrim të një pjese të hardhive dhe drurëve të vishnjave, vjedhje të rrushit, që rezulton me dëmtim material prej qindrave mijë euro.

– Atëherë fillojnë tentimet që në mënyrë të paligjshme të na detyrojnë të tërhiqemi nga toka. Në fillim të vitit 2013, Ministria e Bujqësisë sjell vendimin, që nuk është dërguar tek ne, me të cilën kërkojmë që të paguajmë qiranë për vitin 2010 dhe 2011 dhe të largojmë gjithë hardhitë për shkak të ndërprerjes së kontratës për qira. Ditën e njëjtë kallëzojnë gjashtë gjoba të ndryshme. Deri më sot gjendja nuk është ndryshuar. Vjelja vjetore u prish, me çfarë janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, thotë drejtori Peev, i cili shton që gjatë luftimit të kësaj beteje, ai është nënshtruar edhe një numër të shtypjeve, sepse në këtë periudhë kundër tij janë paraqitur shtatë padi penale.

Ai sqaron që nga ministria bëjnë disa veprime të paligjshme, me vendim që tokën bujqësore të japin sërish për qira. Në fillon thekson që toka është dhënë si sipërfaqe e lire, ndonëse mirë e dinë që në atë ka vetëm më hardhi rrushi që janë të evidentuar si mjete themelore të SHA “Agro Lozar”. Më vonë kanë reaguar qiramarrësit e rinj sepse nuk kanë pasur mekanizim të mjaftueshëm dhe as personal që të ndahen tokët, ndërsa një pjesë e tyre kanë qenë të lidhur në mënyrë personale dhe kapitale me persona juridik dhe fizik.

– Ne dyshojmë që pas kompanisë gjermane “Taurus Farms” qëndron një funksionar i lartë i qeverisë, që donë të merr tokën për vete. Nuk është e mundshme që një kompani e huaj të hyjë në ndonjë ujdi ku situata nuk është e pastër, thonë nga Bordi Drejtues i “Agro Lozar”.

Ata pohojnë që kjo firmë ju ka shkatërruar rreth 60 hektarë hardhi rrushi dhe shtylla, që është dëm prej 600.000 euro, si dhe 50 hektarë të mbjella me vishnje, për të cilën kanë nisur akt dhe kanë fituar në gjyq.

Nga firma gjermane “Taurus Farms”, deri në mbylljen e këtij numri të gazetës javore nuk kemi marrë asnjë përgjigje të pyetje që ju kemi dërguar me postë elektronike. Biljana Çuçanova, përfaqësuese e formës, në bisedë telefonike premtoi përgjigje, por ajo sërish nuk ndodhi.

Sipas të dhënave nga Regjistri Qendror, firma në Maqedoni është themeluar në shtator 2010 me investim në të holla prej 5.000 euro. Si pronar dhe drejtues theksohet një Tomas Shvarc nga Gjermania. Në vitin 2013, investimi në të holla arrin 800.000 euro, ndërsa si pronar shtohet edhe një kompani nga Munihu. Pak më vonë paraqitet edhe një kompani bashkimi nga Malta.

Përgjigje për akuzat e veprimit të paligjshëm dhe kërkimit të reketit, nuk morëm as nga Ministria e Bujqësisë.

NË MËNYRË TË PALIGJS ME JANË DHËNË 400.000 EURO SUBVENCIONE

 Pasi që të hyjnë qiraxhinjtë e rinj, “Agro Lozar”-it në fund të vitit 2012 i pamundësohet që të paraqet kërkesë për fitimin e subvencioneve për mirëmbajtjen e hardhive të rrushit ndërsa fshihen edhe fletat e pronësisë së ndërmarrjes nga evidenca e Kadastrit. Nga ana tjetër, bashkëfolësit tanë sqarojnë që qiraxhinjtë e rinj në mënyrë të paligjshme marrin subvencione në vlerë të plotë prej rreth 400.000 euro.

Këto persona marrin subvencione ndonëse nuk i kanë marrë të mbjellat dhe tokën në pronësi, sepse vetëm hardhitë e rrushit janë pronësi dhe mjete themelore të “Agro Lozar”, nuk i përpunojnë sepse ne i përpunojmë, por në praninë e personave të reketit, bëjnë marrje të dhunshme të frytit, ndërsa policia nuk intervenon për të ndaluar vjedhjen klasike. Më tmerr është që subvencionet i marrin për ngritjen e hardhive të rrushit, ndërsa hardhitë janë aty prej moti. Nuk kuptojmë si mund dikush të vjedh buxhetin e shtetit, dhe mos të përgjigjet. Kjo kufizohet me absurd, thonë nga Bordi Drejtues.

Mjetet që shteti i ndan për subvencionet bujqësore nga viti 2008 e këndej janë rritur për më shumë se trefish, gjegjësisht nëse për këtë qëllim para shtatë viteve janë ndarë nga 45 milion euro në vit, për këtë vit janë planifikuar 150 milion euro, shumë që është planifikuar të jepet për subvencione çdo vit deri në vitin 2020. Nga rritja e subvencioneve duheshe të ulet importi i ushqimit, mirëpo, po ndodh e kundërta. Importi i produkteve bujqësore-ushqimore është rritur për 120 milion euro nga viti 2008 deri në vitin 2013.

Për shkak të situatës së papritur, por edhe akuzime të këtij lloji, imponohet pyetja nëse subvencionet përfundojnë në duar të vërteta? Deri më tani, LSDM-ja opozitare por edhe vetë fermerët, kanë akuzuar që një pjesë e subvencioneve jepet sipas linjës partiake, në duar të gabuara, që në jetë kurrë nuk kanë kapur shatin me dorë.

Fermerët sqarojnë që shpërndarja partiake e subvencioneve shihet edhe nga mënyra e pagesës. Thonë se prioritet ju jepet fermerëve aktiv në parti, andaj atyre subvencionet ju paguajnë më herët se tjerët që kanë aplikuar në kohën e njëjtë. Një pjesë, nga ana tjetër, aspak nuk i marrin të hollat për shkakun e ndonjë gabimi banal ose problem.

Risto Velkov, kryetar i Aleancës rajone të fermerëve, thotë se edhe ai dëgjon akuzime të ndryshme, por siç thotë ati, thjeshtë me siguri mund të thuhet se pagesa e subvencioneve vonohet dhe shumë rrallë paguhet për vitin aktual.

EDHE MPB DYSHON NË KRIM

Nga “Agro Lazar” thonë se ky krim është në duart e prokurorisë për krim të organizuar tani më tre vite, ku kanë dorëzuar padi penale kundër tetë personave, të punësuar në Ministrinë, agjencinë dhe në kadastër, të cilët i padisin për disa vepra penale mes të cilave edhe shoqërim kriminel. Edhe pse padia është dorëzuar në vitin 2012, ende nuk kanë pranuar përgjigje nga prokuroria. Nga kompania shtojnë se tani as nuk kanë mundësinë që të dorëzojnë padi penale, pasi çdo herë që i drejtohen policisë, policia ju kërkon listë pronësie, kurse ata nuk i kanë më, pasi janë fshirë nga Kadastra.

Megjithatë, vjet, por edhe këtë vit edhe nga policia ka pasur disa padi penale. Kështu që, në fund të vitit 2014, stacioni policor në Gjevgjeli ka informuar se kanë ngritur padi penale tek prokuroria në Gjevgjeli kundër 16 qytetarëve, nga të cilët tetë persona janë të punësuar në Ministrinë për bujqësi, për keqpërdorim të pozitës zyrtare dh autorizimin, dhe kundër pesë personave juridik, për pranimin e paligjshëm të subvencioneve. Kurse prokuroria në Veles ka transferuar padinë në Prokurorinë themelore në Shkup, prej ku pritet të zgjidhet rasti.

Në padinë është theksuar se të denoncuarit kanë dëmtuar buxhetin shtetëror për rreth 70.000 euro. Një nga të denoncuarit është edhe Mitko Basov, ish drejtor i Sektorit për regjistrim dhe menaxhim me tokë bujqësore, kundër cilit dhe “Agro Lazar” ka ngritur padi penale.

Në padinë theksohet se të punësuarit në ministri kanë mundësuar të bëhen 19 marrëveshje për qiradhënie afatgjatë të tokës që vetëm më “Agro Lazar” e ka marr me qira.

“Në bazë të vërtetimeve të fituara në këtë mënyrë si dhe Marrëveshjeve për qiramarrje dhe Procesverbaleve për kalim në pronësi, ju është mundësuar qiramarrësve të tokës bujqësore të aplikojnë dhe të marrin subvencione me shumë totale prej 4.282.395 denarë, gjegjësisht të dëmtojnë Buxhetin e RM me pronë kundër kushtetuese, edhe atë për mirëmbajtje të mbjellave të hardhisë për vitin 2012 dhe 2013, edhe pse ajo hardhi është mbjellë në vitin 1991 dhe 1996, që domethënë para se të bëhen marrëveshjet”, theksohet në padinë penale.

Në qershor të këtij viti është dorëzuar edhe një padi penale kundër katër të punësuar në ministri, edhe atë për situatën e njëjtë, gjegjësisht se kanë mundësuar që toka përsëri të jepet me qira, kurse qiramarrësit e ri kanë marr edhe subvencione.

Firma “Agro Lazar” momentalisht është në falimentim. Në maj është hapur para procedurës falimentuese, dhe menjëherë ka vijuar edhe falimentimi, për shkak të cilit kanë edhe ndalesë për qasje në tokën, dhe nuk guxojnë as të bëjnë marrëveshje për mbledhje të frutave të këtij viti. Madje ata kanë dashur edhe të shlyejnë borxhet, por nuk ju është lejuar. Kështu që, nuk kanë zgjedhje tjetër, përveç të shikojnë si pjesë e rrushit ju prishet, kurse pjesë të rrushit ta mbledhin si qiramarrës të ri. Megjithatë, theksojnë se nuk do të dorëzohen nga lufta ligjore, dhe paralajmërojnë se rastin do ta çojnë deri tek Gjykata për të drejtat e njeriut në Strasburg. Janë të vetëdijshëm se deri atëherë do të humbin, por thonë se qytetarët duhet të kuptojnë se si funksionon shteti jonë. Sinqerisht shpresojnë se rasti i tyre do të inkurajon të gjithë ato në situatë të ngjashme të flasin dhe të denoncojnë, pasi nuk ju ik ajo që e thotë edhe vet kryeministri “nëse nuk më jep, do të mbylli”.

Korniza

LSDM: Do të pastrojmë krimin në Ministrinë për Bujqësi

Nga LSDM paralajmërojnë se prej para pak kohe edhe Qeveria është përfshirë në shpërndarjen e tokës bujqësore, meqenëse pas publikimit të shpalljeve nga Ministria për bujqësi, ofertat tani do të dorëzohen tek Sekretariati i përgjithshëm i qeverisë.

Arriti edhe pranimi i drejtpërdrejtë prej Nikola Gruevskit se shpërndarja e tokës shtetërore është keqpërdorur për qëllime partiake. Kur u bë e qartë se do të ketë qeveri kalimtare, kurse Ministria e bujqësisë do duhet t jetë një nga resorët nën kontroll nga keqpërdorimet, në 15 qershor u bën ndryshime në Ligjin për tokë bujqësore. Më këto ndryshime roli udhëheqës i ministrisë së bujqësisë në shpërndarjen e tokave është transferuar tek Qeveria, thotë Tatjana Prentoviq, kryetare e Komisionit për bujqësi të LSDM.

Prentoviq shpjegon se ministri shpall njoftimin publik, kurse pas pëlqimit të Qeverisë, marrëveshja përsëri bëhet nga ministri.

Nga kjo kuptohet se pse ofertat gjenden në Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë. Është rregulluar depërtim i Sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë në kompetencat e Ministrisë për bujqësi. Dorëzimi i ofertave tek Qeveria qartë dhe dukshëm tregon se hapësirat bujqësore shtetërore ndahen sipas nevojave të partisë,  thotë Prentoviq, e cila shton se LSDM pas emërimit të zëvendës ministrit të ri në resorin e bujqësisë, do të kryen kontroll të gjitha, siç thotë, malverzimet e Gruevskit dhe pushtetit të tij dhe do ti ndërmerr hapat e nevojshme.

Autor: Valentina Stojançevska

Transparensi Interneshënëll Maqedonia zbaton projektin “Përfaqësimi i mbrojtjes së lajmëruese, përfshirë mediet dhe shoqërinë civile” i përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës.

 Storia hulumtuese është përgatitur në suaza të projektit, dhe nuk pasqyron qëndrimet e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës.

Lajme të ngjashme

Back to top button