PPD e riaktivizon degën në Strugë

Në vazhdën e aktiviteteve partiake, Partia për Prosperitet Demokratik, zhvilloi takimi me aktivistët e kësaj partie në Strugë, me këtë rast edhe e riaktivizoi degën e PPD-së në Strugë.

Për këtë qëllim, në Strugë qëndroi kryetari i PPD-së, Nexhat Bexheti me bashkëpunëtorët e tij dhe zhvilloi një bashkëbisedim me bashkëpartiakët. Me këtë rast, kryetari i PPD-së, para të pranishmëve referoi lidhur me aktivitetet dhe takimet që kjo strukturë partiake është duke zhvilluar e sidomos për rimëkëmbjen e Partisë së parë shqiptare në Maqedoni dhe unifikimin e opozitës së përgjithshme shqiptare, për të konkuruar në zgjedhjet e parakohshme-të jashtëzakonshme që do të mbahen në muajin prill të vitit të ardhshëm.

Pas konsultimeve që u bënë në këtë takim, për ta ruajtur dhe vazhduar aktivitetin në kontinuitet, anëtarët e Kryesisë së Degës, për kryetar të degës së PPD-së në Strugë, u zgjodh inxh. Enver Ziba, që ishte kryetar i Degës së kësaj Partie edhe gjatë periudhës së moratoriumit dhe mosveprimit në skenën politike shqiptare.

Lajme të ngjashme

Back to top button