Për shkak të shamisë Rinës i ndalohet hyrja në shkollë (VIDEO)

Për tre vite rresht Rina Dërvisholli ndoqi mësimet në shkollën e mesme “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë, por nga shtatori i këtij viti asaj nuk i lejohet as hyrja në oborrin e kësaj shkolle.

Arsyeja pse Rinës po i bie të përballet me gjithë këto probleme është mbulesa që ajo e ka vendosur para katër muajsh.

Sipas Rinës sjellje më të butë ndaj saj nuk pati as drejtori i shkollës. Rina madje thotë se as nxënësit tjerë nuk po e përkrahin për shkak, siç thotë ajo, frikës nga drejtori.

Në mbështejtje të saj pos familjes ka dalë dhe një Organizate jo Qeveritare që merret me të drejtat e femrave. Babai i Rinës thotë se vajza e saj po e përjeton shumë keq largimin nga shkolla. Ai thotë se Rina qan çdo ditë nga momenti që është ndarë nga shkolla.

Por Rina bashkë me organizatën që po e përkrahë ka bërë një ankesë me shkrim në Drejtorinë e Asrimit në Fushë Kosovë për shkeljen që sipas tyre ka bërë drejtori i kësaj shkolle Ukshin Uka, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Ndërsa drejtori i shkollës, i cili nuk pranon të flasë para kamerave thotë se ai thjeshtë po e zbaton vendimin e Minsitrisë së Arsimit për ndalimin e bartjes së uniformave fetare në shkollat fillore dhe të mesme. 

Ankesa thotë se ndaj Rinës është bërë shkelje e Kushtetutës ku flet për të drejtat e njeriut, përfshirë të drejtën në shkollim, shkelje të ligjeve të arsimit, ku arsimi i mesëm është i obliguar, dhe shkelje të së drejtës Ndërkombëtare, duke qenë se në rastin e Rinës është bërë diskriminim në baza fetare. /Klan Kosova

Lajme të ngjashme

Back to top button