Kur është koha e duhur për dush, në mëngjes apo në mbrëmje?

Disa njerëz preferojnë të fillojë ditën e tyre duke bërë dush, ndërsa të tjerët e kanë zakon për të bërë dush në mbrëmje vetëm para gjumit dhe është e paimagjinueshme për ta që të shkojnë në shtrat të papastër.
Por shpesh shtrohet pyetja se kur është më mirë që të bëhet dushi, në mëngjes apo në mbrëmje. Dhe ju përmes këtij shkrimi mund ta kuptoni se çfarë dobish sjell dushi në mëngjes dhe çfarë ai në mbrëmje dhe më pas mund të zgjidhni vetë orarin tuaj se kur do të bëni dush.

Dushi i mëngjesit

Lëkura e yndyrshme: Nëse keni lëkurë të yndyrshme të prirë për puçrra, poret e zmadhuara dhe probleme të tjera të lëkurës, shkencëtarët këshillojnë se është më mirë për të përfshirë në rutinën e përditshme dushin e mëngjesit, shkruan gazeta “Zeri”.

Ide më të mira: Nëse merreni me ndonjë punë krijuese dhe keni nevojë për një frymëzim në mëngjes që do të ju mbajë gjatë gjithë ditës dhe për të qenë produktiv, më mirë do të jetë të bëni dush në mëngjes. Uji ka një efekt të fortë meditimi dhe disa rezultate treguan se dushi në mëngjes çon në aktivizimin e valëve të trurit dhe pastaj lindin një shumëllojshmëri e ideve kreative që do t’ju ndihmojnë të ofroni rezultate më të mira në punë.

Përmirëson qarkullimin

Nëse nuk jeni person që zgjohet herët dhe keni probleme me zgjimin herët në mëngjes, ju këshillojmë që aktiviteti i parë i juaji në mëngjes te jetë dushi. Kjo do të ndihmojë që të kthjelleni nga gjumi. Dushi përmirëson qarkullimin e gjakut dhe jep rezultate pozitive dhe duket se jep më shumë energji gjatë ditës. Për rezultate edhe më të mira, dy minuta e fundit bëni dush me ujë të ftohtë.

Dushi në mbrëmje

Relaksim: Dushi në mbrëmje është një mënyrë e shkëlqyer për t’u çlodhur pas një dite të gjatë. Dushi ul presionin e gjakut, zvogëlon stresin, relakson muskujt.

Gjumë më të mirë: Dushi pak para gjumit do të ju ndihmojë të bini në gjumë më shpejtë. Sidomos njerëzit që kanë probleme me gjumin duhet të praktikojnë dushin në mbrëmje. Vepron si qetësues dhe këndshëm, kurse trupit i dërgon sinjale për të filluar lirimin e melatoninës, një hormon që nxit gjumin.

Higjienë më të mirë: Shtrati juaj do të jetë për një kohë më të gjatë i pastër në qoftë se bëni dush para se të shkoni për të fjetur. Në fakt, edhe në qoftë se ju e konsideroni veten një person shumë të pastër, papastërtia, sebumi dhe qelizat e vdekura që grumbullohen në lëkurë mbesin në çarçaf dhe depozitohen çdo natë.

Lajme të ngjashme

Back to top button