Shënohet Java e fëmijës

Me rastin e Javës botërore të fëmijës, Koalicioni i organizatave së të rinjve “SEGA” nga data 5 deri më 11 tetor do të realizojë disa aksione lokale të krijuara nga dyzet e dy fëmijë nga kombësi të ndryshme nga Tetova, Tearca, Kumanova, Prilepi, Strumica dhe Kavadari.

Fëmijët ishin pjesë e Kampit të dytë veror 2015 në Strugë, në përbërje të projektit “Promovimi i të drejtave të fëmijëve dhe komunikimi interkulturor”.

Jetesa e përbashkët, aktivitetet dhe këmbimi interkulturor të cilët ishin pjesë e kampit kanë për qëllim që t’u sigurojnë përvojë cilësore interkulturore fëmijëve dhe gjithashtu t’i mësojnë mënyrat dhe metodat me të cilat do t’i promovojnë të drejtat e fëmijëve dhe komunikimin interkulturor. Aktivitetet të cilat do të realizohen janë pjesë e fushatës “Të gjithë fëmijët me të drejta të njëjta! Për një të nesërme më të mirë!”

Këto aktivitete organizohen në përbërje të projektit “Promovimi i të drejtave të njeriut dhe komunikimit interkulturor”, të cilin e implementojnë në partneritet, Koalicioni i organizatave të të rinjve “SEGA”, Këshilli për parandalim nga delikuenca minorene (KPPDM) – Kavadar, Qendra e Maqedonisë për Arsim Qytetar (QMAQ) – Shkup, “Majka” – Kumanovë dhe Qendra për edukim dhe zhvillim – Tearcë, ndërsa me mbështetje të Fondacionit të fëmijëve “Pestalloci”.

Lajme të ngjashme

Back to top button