Kurban Bajrami, Obama uron Jahjagën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama i ka dërguar një urim presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

“Përderisa pelegrinazhi vjetor i Haxhit në Mekë po i afrohet përmbylljes, Michelle dhe unë dëshirojmë t’i dërgojmë myslimanëve në Amerikë dhe në mbarë botën urimet tona më të mira me rastin e Kurban Bajramit. Ne jemi krenarë që mijëra myslimanë amerikanë iu bashkuan rreth tre milionë myslimanëve për të kryer haxhillëkun, ritualet e të cilit na shërbejnë si përkujtues të rrënjëve të përbashkëta Abrahamike të tri feve kryesore të botës. Përpos atyre që ndërmorën këtë pelegrinazh këtë vit, myslimanët në mbarë botën do ta kalojnë Bajramin duke reflektuar marrëdhënien e tyre me Zotin dhe në përkujtim të vullnetit të Abrahimit për ta sakrifikuar të birin e tij, duke u dhuruar ushqim atyre që ishin më pak fatlumë.

Kur aq shumë njerëz me prejardhje të ndryshme etnike dhe kushte të ndryshme ekonomike i tejkalojnë dallimet mes tyre për t’u fokusuar në diçka më të madhe, është një mësim për mbarë njerëzimin se ky diversitet i yni është një burim force i dhënë nga Zoti i cili duhet të përqafohet. Në emër të popullit amerikan, ne do të donim që të përcjellim urimin për Bajram myslimanëve në mbarë botën, gjatë kësaj periudhe të posaçme dhe urimet tona për të gjithë ata të cilët e kanë përmbyllur haxhillëkun me sukses”,-përfundon telegramin e tij, presidenti amerikan. http://www.albeu.com/kryetitull/kurban-bajrami-obama-uron-jahjagen/128443/

Lajme të ngjashme

Back to top button