Daçiq pret vizitën e Edi Ramës në Beograd

Kryeministri serb Ivica Daçiq shpreson që Italia do të ndërmjetësojë për një vizitë të mundshme të kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd.

“Kryeministri Rama ka shprehur dëshirën që të vizitojë Serbinë dhe ne e kemi pranuar”, ka thënë Daçiq në intervistën dhënë agjencisë italiane të lajmeve Ansa, në prag seancës së përbashkët të qeverisë italiane dhe asaj serbe në Ankona, që citohet nga mediat serbe.Daçiq ka vlerësuar se Serbia në fushën e bashkëpunimit dhe pajtimit rajonal po bën përpjekje të mëdha dhe se ato kanë dhënë rezultate pozitive.

“Marrëdhëniet mes vendeve të rajonit nuk kanë qenë kurrë më të mira”, ka thënët Daçiq, duke kujtuar partneritetet e reja që Serbia i ka akorduar me Slloveinë, Kroacinë, Maqedoninë dhe Be H.

Lajme të ngjashme

Back to top button